E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në BE arrin në afro 10 %

Numri i të papunëve në Eurozonë është ngjitur në nivelin më të lartë që prej dhjetë vjetësh, 9,4%, apo 2 pikë përqind më shume se një viti më parë.
Kjo është shifra më e lartë që prej qershorit 1999, thuhet në zyrën e statistikave Eurostat në Bruksel. Në 27 vendet anëtare muajin e kaluar kanë qenë të papunë afro 21,5 milionë vetë, 5 milionë më shumë se sa në qershorin e 2008.
Kuota e papunësisë është me e lartë në Spanjë 18,1%, ndërsa n Holandë më e ulëta me 3,3%. Në Gjermani ishte 7,7%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›