E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, ish presidenti Khatami denoncon procesin ndaj manifestuesve

Ish-presidenti reformator iranian Mohamad Khatami denoncoi sot procesin ndaj rreth 100 manifestuesve të cilët po gjykohen sepse kanë kundërshtuar rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmadinexhad, duke theksuar se bëhej fjalë për "një inskenim" në kundërshtim "me Kushtetutën". "Me sa di unë, ajo që ndodhi është në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin dhe me të drejtat e qytetarëve", deklaroi Khatami gjatë një takimi me zyrtarë politikë dhe me deputetë, njoftoi zyra e tij përmes një komunikate.
"Ky lloj inskenimi është mbi të gjitha në kundërshtim me interesat e regjimit dhe cënon besimin e opinionit publik", shtoi ai.
Ai u shpreh gjithashtu se "deklaratat e marra në këto kushte nuk janë aspak të besueshme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›