Shqipëria përfiton 270 mln euro nga KE

Shqipëria do të përfitojë për periudhën 2009-2011 në formë grandesh 269.4 milionë euro nga Komisioni Evropian, në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në BE.
Për periudhën 2009-2011, vendi ynë do të përfitojë në formë grandesh nga buxheti evropian 269.4 milionë euro, ku pjesa më e madhe, 237.9 milionë euro, është ndihmë për tranzicionin dhe ngritjen e institucioneve, kurse pjesa tjetër, 31.5 milionë euro, shkon për bashkëpunimin ndërkufitar.
Administrata publike pritet të zërë pjesën më të madhe të këtij grandi, pasi vlen të theksohet se kusht për anëtarësimin është edhe përmirësimi i cilësisë në punën e nëpunësve shqiptarë.
Fondi do të përdoret nga pala shqiptare për gati 2 vjet për të trajnuar administratën dhe për të ngritur institucione që do të ndihmojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Këto financime synojnë ta ndihmojnë Shqipërinë te arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Vëmendje e veçante do t'i kushtohet edhe bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.