E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Eurozonë, në shkallën më të lartë: 10%

Rekordi

Situatës së rëndë të euros i është shtuar edhe shifra e fundit që shënon edhe rekordin e papunësisë në Eurozonë. Bëhet fjalë për 10%. Sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Europian, thuajse 16 milionë vetë që jetojnë në vendet e Eurozonës nuk kanë mundësi që të gjejnë një vend pune. Shifrat janë shumë domethënëse dhe tregojnë një rritje të ndjeshme të papunësisë si pasojë e krizës së monedhës që ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek investimet dhe tregjet financiare. Madje, shifra ka rritje krahasuar me muajin mars çka tregon për ndikimin e drejtpërdrejtë të krizës së monedhës në këtë sektor. Kjo është edhe shifra më e lartë e papunësisë që nga futja e këtyre vendeve të Eurozonës në vitin 1999. Ky raport vjen ndërsa e gjithë Europa ndodhet në një krizë financiare të rëndë. Parashikimet nuk janë aspak të mira edhe për muajt në vijim nëse situata e monedhës do të vijë duke u rënduar.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›