Papunësia në eurozonë në nivel rekord
Papunësia në eurozonë është në nivelin më të lartë që pas hyrjes së monedhës së përbashkët. Liderët e BE-së kanë premtuar hapjen e miliona vendeve të reja pune në mënyrë që ti jepet fund ngecjes së ekonomisë por ende nuk ka rezultat.
Niveli më i lartë i të papunëve shënohet në Spanjë, 22.9% ndërsa më i ulëti është në Austri, me 4.1%.
Kurse në 17 vende niveli është 10.4% sipas Eurostat. Ky është niveli më i lartë që nga qershori i vitit 1998 dhe para hyrjes së euros në vitin 1999.
Në shifra numërohen 16.5 milion njerëz të papunë, ndërsa në dhjetor të këtij vitit këtij numri i janë shtuar edhe 20 000 të tjerë larguar nga puna.
Liderët e BE-së po shikojnë për zhbllokimin e një fondi të pashpenzuar të buxhetit 2007-2013-të, shumë e cila arrin në 82 miliard euro për reduktimin e papunësisë.
Në 27 vende të BE-së në vitin 2008 niveli i papunësisë ishte 7.1% ndërsa tani është 9.9% ose 23.6 milion njerëz.