Papunësia vitin që vjen do të ulet me 0,3%, shumë larg premtimit të qeverisëNga TemaNiveli i papunësisë vitin që vjen pritet të ulet me 0,3 pikë përqindjeje, sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, ndërkohë që ekonomia e vendit do të rritet me 6,5%.
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Papunësia vitin që vjen do të ulet me 0,3%, shumë larg premtimit të qeverisëNga TemaNiveli i papunësisë vitin që vjen pritet të ulet me 0,3 pikë përqindjeje, sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, ndërkohë që ekonomia e vendit do të rritet me 6,5%. Aktualisht Shqipëria ka një nivel papunësie prej rreth 14%, ndonëse në periudhën e verës ky nivel, sipas të dhënave të INSTAT, bie në rreth 12,2%. E thënë ndryshe, Shqipëria llogaritet se ka një numër të papunësh që i kalon të njëqind mijë vetët. Ulja e nivelit të papunësisë me 0,3 pikë përqindjeje do të thotë se vendet e reja të punës që pritet të krijohen në një vit, në këtë rast vitin që vjen, do të jenë rreth 20 mijë syresh duke llogaritur se Shqipëria ka një forcë pune që rritet shpejt dhe qeverisë i duhet të gjejë mundësitë që kjo forcë të mos rrisë nivelin e të papunëve. Ky është parashikimi i qeverisë shqiptare dhe sipas vlerësimeve, me këtë ritëm që ajo parashikon, Shqipëria nuk do të mundet asnjëherë të ulë nivelin e papunësisë poshtë 10%.
Shqipëria me këtë mënyrë të zhvilluari ekonomik dhe me këtë ritëm do të mbetet gjithmonë një vend me papunësi të lartë. Ka shumë vite që vendi rritet ekonomikisht dhe ka shumë vite që niveli i papunësisë bie me vetëm 0,1 deri në 0,3 pikë përqindjeje. Shqipëria nuk ka mundur asnjëherë gjatë gjithë viteve të gjata të tranzicionit të shkojë më pak sesa në një nivel papunësie 12%. Që të gjitha vendet e Evropës e cilësojnë një gjendje katastrofike nivelin e papunësisë prej mbi 7% dhe tashmë në kohë krize që të gjitha këto vende nuk kanë shkuar në një nivel papunësie më të lartë sesa 10%. Ekonomia amerikane ka arritur dhe ajo të shkojë në një nivel papunësie 10%, nga pak mbi 7% që ishte vjet në fillim të vjeshtës. Qeveria shqiptare ka rritur investimet, ka ulur taksat dhe megjithatë nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në nivelin e papunësisë. Qeveria pretendon se ajo ka krijuar 80 mijë vende pune në katër vitet e fundit, gjë që nuk mbështetet në asnjë të dhënë të besueshme. Në rast se do të ishin krijuar 80 mijë vende pune, niveli i papunësisë sipas vlerësimeve do të ishte të paktën 10%, dhe jo mbi 12% si tani. Për katër vitet e ardhshme qeveria ka premtuar të krijojë 150 mijë vende pune. Në fakt ulja e papunësisë vitin që vjen, sipas asaj që thotë buxheti i shtetit me 0,3 pikë përqindjeje, premton për një sasi vendesh pune sa gjysma e asaj që thotë qeveria në katër vjet.