E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaftësohet Ujkani, por e nis nga pankina

Dëmtimi

Samir Ujkani i thotë “Stop!” kohës së gjatë jashtë fushave të futbollit, pasi tashmë mësohet se përfundimisht ka lënë pas dëmtimin e rëndë, i cili e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në menisk. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale italiane, të cilat konfirmojnë se futbollisti shqiptar është pjesë e 18-shes së grumbulluar nga trajneri i Novarës për ndeshjen e 3 prillit në transfertë kundër Lekos. Edhe pse ende nuk është në 100% të formës së tij, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, i cili që nga fillimi i sezonit militon në Serinë C1 italiane te Novara, duket se do të vihet në dispozicion për sfidën e fortë të së shtunës. “Ujkani do të mund të ulet në pankinë të shtunën kundër Lekos”, lajmëronte dje gazeta “Corriere di Novara”. Skuadra e Novarës po dominon prej muajsh Serinë C1 dhe është një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në Serinë B sezonin e ardhshëm.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›