Vllaznia, respekt për KamzënPër Vllazninë ky është kualifikimi i dytë direkt me Kamzën.

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Vllaznia tregoi respekt për Kamzën, duke barazuar 2-2 në “Loro Boriçi” me skuadrën e Kategorisë së Parë, por pa rrezikuar aspak kualifikimin për herë 46-të në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-3.
NDESHJA
Vllaznia shënoi dy gola në pjesën e parë me anë të talentit Bekim Bala, i cili realizoi në minutat 20 dhe 43. Laert Ndoni në minutën e 82-të dhe Albjon Blloku në të 85’ vulosën edhe rezultatin 2-2. Në ndeshjen e parë të turit të dytë të kompeticionit fitoi 3-1 në Kamëz. Për Vllazninë, 6-herë fituese të këtij trofeu, shënuan Edmond Doçi 8’, Dritan Smajli 12’ dhe Ndriçim Shtubina 67’ (11-m). Golin e nderit për Kamzën e Kategorisë së Parë e shënoi Albjon Blloku (22’).
KUALIFIKIMET
Për Vllazninë ky është kualifikimi i dytë direkt me Kamzën. I pari ka ndodhur në vitin 1976 (i 23-ti), por atëherë Vllaznia i fitoi të dy takimet me golaverazhin e përgjitshëm 6-0.
RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë, Vllaznia eliminoi Tomorin e Beratit: fitoi 4-0 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Në turin e dytë eliminoi Kamzën: fitoi 3-1 në Kamzë dhe barazoi 2-2 në “Loro Boriçi”. Në turin e tretë Vllaznia do të përballet me Skënderbeut. Takimi i parë do të luhet në Korçë, më 3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt në Shkodër.
GRUPI B
Vllaznia-Kamza 2-2 (3-1)
Bala 20’, Bala 43’/ Ndoni 82’, Blloku 85’
Rezultati i përgjithshëm: 5-3
Kualifikohet: Vllaznia
VLLAZNIA
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 27 herë
Në finale: 12 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë
Numri i klikimeve - 8
E Enjte, 10 Dhjetor 2009