Paqeruajtësit shqiptarë, misionarë të proceseve integruese të vendit
Duke përshëndetur nënshkrimin e Protokollit të Aderimit në NATO, Kryeministri Berisha i shprehu falënderimet të gjithë ushtarakëve shqiptare në misionet jashtë vendit, duke i konsideruar ata misionarë të proceseve të integrimit të Shqipërisë.
“Dua t’u dërgoj një falënderim shumë të veçantë ushtarëve tanë në misione kudo që ndodhen, në Bosnje, Afganistan, Irak dhe tani do të dërgohen edhe në Çad, misionarë të proceseve të integrimit të vendit. Paqeruajtësit edhe në librat e shenjtë janë quajtur ushtarët e Zotit. Paqja është dhuntia më sublime dhe ata kanë përfaqësuar kombin me dinjitet të madh. Me njësitë që dërgojmë në Çad, ne shndërrohemi në një nga vendit me trupa jashtë territorit të vendit për frymë ndër më të lartët në Europë. Ne jemi krenarë që kontribuojmë dhe jemi të vendosur të kontribuojmë edhe më shumë,” u shpreh Kryeministri.