E Shtunë, 31 Tetor 2026

Para dhe perkrahje Keshillit Tranzitor - Konferenca e Parisit

Ne tryezen e negociatave qene ulur kaq shume shtete sa secili nga perfaqesuesit pati mundesi te bente vetem nje deklarate te vogel. Pra nuk pati nje diskutim plani i shpresuar per rrugen drejt demokracise nuk mundi te hartohej. Megjithate u derguan sinjale te rendesishme. Keshtu te gjitha shtetet u shprehen qe do ti zhbllokonin parate e Gaddafit te cilat vazhdojne te rrine te bllokuara ne llogari rrjedhese ne te gjithe boten. Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy Parate e pervetesuara nga Gaddafi duhet ti kthehen popullit libian. Te gjithe jemi te te njejtit mendim qe parate e Libise se djeshme duhet te zhbllokohen per ta financuar Libine e sotme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sarkozy kerkon qe Evropa te kujdeset per Libine

Para dhe ndihma konkrete

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel mori pjese ne konference. Ajo beri te ditur se Gjermania ashtu si Franca Britania e Madhe dhe SHBA do te liroje nje miliarde euro nga parate e bllokuara. Vec kesaj Gjermania do te jape ndihmen e saj ne rindertimin e vendit Ndihma jone konkrete mund te jete ne furnizimin me uje ne spitale dhe ne infrastrukture. Ne mund te ndihmojme gjithashtu per ndertimin e strukturave politike per shembull me ane te mbeshtetjes ne perpunimin e nje kushtetute.

Meqenese Gjermania nuk mori pjese ne angazhimin ushtarak kancelares ia dhane fjalen vetem pas shume pjesemarresve te tjere. Gjermania abstenoi fillimisht ne KS te OKB-se por pastaj pas nderrimit te regjimit i falenderoi shtetet qe moren pjese ne angazhim. Fillimisht une urova perzemersisht Keshillin Tranzitor Libian dhe pastaj edhe ata qe ndihmuan nga ana ushtarake si ne hapesiren arabe ashtu edhe ne NATO per kete angazhim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Merkel ne Paris

Ndihma per Libine - Detyrim per evropianet

Nese dhe se kur do ti shqyrtoje Keshilli Tranzitor Libian ofertat per ndihma te evropianeve kjo nuk eshte e percaktuar. Edhe me tej ne pjese te ndryshme te Libise vazhdon te luftohet dhe NATO-ja e mbeshtet edhe me tej ushtarakisht Keshillin Tranzitor. Kjo eshte pikerisht per evropianet nje detyrim theksoi Sarkozy Hapesira e Mesdheut eshte nje rajon fqinje me Evropen. Dhe prandaj Evropa duhet te kujdeset edhe vete per paqen te fqinjet e saj.

Nje takim tjeter i miqve te Libise sic i quajti Sarkozy pjesemarresit e konferences do te zhvillohet ne kuader te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se me 20 shtator.

Autor Daniela Kahls/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›