Samiti i 9-te i presidenteve te EJL nuk merr pjese Kosova
Samiti i nëntë i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, ka filluar sot në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac, në Serbi. Ky takim mbahet nën moton “Arti bashkëkohor dhe pajtimi në Evropën Juglindore”, nën patronazhin e UNESKO-s. Në samitin njëditor marrin pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadic, si mikpritës i takimit, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Bullgarisë, Georgi Parvanov, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i Kroacisë, Ivo Josipovic, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegovic.
Në këtë takim nuk merr pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ajo nuk është ftuar. Pas samitit, është parashikuar një takim i presidentit Tadic me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Albanian Screen