Libi Gadafi mesazh audio Nuk do te dorezohem

Udhëheqësit e rinj të Libisë premtojnë tolerancë dhe respektim të plotë të ligjit ndërsa nga vendndodhja e tij e fshehtë kolonel Muamar Gedafi deklaron se nuk do të lejojë që të huajt të shtrijnë duart te pasuritë e nentokës së Libisë. Duke folur në samitin e Parisit, kreu i Këshillit Kombëtar të tranzicionit Mustafa Abdel Jalil premtoi një kushtetutë të re dhe zgjedhje brenda 18 muajsh.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi, i cili kryesoi takimin, theksoi nevojën për "pajtim dhe falje" e shtoi se sulmet ajrore do të vazhdojnë për aq kohë sa Kolonel Gadafi të konsiderohej si kërcënim. Sarkozi tha se të 63 shtetet pjesëmarrëse u angazhuan të zhbllokojnë asetet e ngrira të Libisë. E ndërsa mbetet mister vendndodhja e kolonelit në 42-vjetorin e ngjitjes së tij në pushtet Gaddafi përmes një mesazhi audio deklaroi se kurrë nuk do të dorëzohet. Nga vendstrehimi i tij i panjohur ai apelon që mbështetësit e tij të vazhdojnë luftën. Gaddafi, paralajmëroi një luftë të gjatë. "Janë këto vetëm intriga dhe rrena. Duhet të vazhdojmë luftën për çlirimin e vendit, luginë më luginë, kodër më kodër dhe qytet më qytet. Kjo do të jetë një luftë e gjatë", tha ai në një mesazh të transmetuar nga rrjeti televiziv Al Xhazira.
Ai kritikoi perëndimin për vjedhjen e naftës libiane. Kryengritësit kanë shtyrë edhe për një javë ultimatumin e dërguar banorëve të vendlindjes së Gaddafit, në Sirte që të dorëzojnë armët nën pretendimin se duan të evitojnë gjakderdhje të reja.
Delina Bitraku