Para fukarasë, hiqesh si Ursus
Fol Sali Berisha,
Ty stë mbyllet goja,
Se na flet kaq shumë,
Sa të ka dalë boja!
Çthua poet ziu,
Që të marrtë e mira,
Si ka dalë boja,
I ka dalë zgjyra!
Fol Sali Berisha,
Thuaj Arben Dukës,
Thuaj si e vodhët,
Rrugën Durrës-Kukës!
Fol o i uruar,
Të heqësh sikletin,
Si ja fale grekut,
Naftën edhe detin!
Çtë dha Berluskoni,
Thuaji të tëra,
Që do ta kthesh vendin,
Në kazan me plehra!
Fol dhe na thuaj,
Këmba si stë ngeci,
Kur njëzetë e gjashtë,
I vrau Gërdeci!
Qe i gjithë Gërdeci,
Vepër qeverie,
Si munde sërish,
Pas tija të rrije!
Fol Sali Berisha,
Çtë thuash më parë,
Si na vrave shokët,
Në këtë Janar!
Fol një herë direkt,
Jo si gjithnjë anës,
Si i vodhe votat,
Bashkine Tiranës?
Fol edhe na thuaj,
Se ti birbilon,
Si e bëre vendin,
Të gjithë koncesion!
Botë si dhe male,
Ne na hape gropën,
Ja pse ta mban anën,
Amerikë-Evropa!
Para fukarasë,
Hiqesh si Ursus,
Andej fal vatanin,
Edhe qëndron sus!