E Shtunë, 31 Tetor 2026

A qëndron justifikimi zyrtar për ligjin e plehrave?

Kristi Pinderi

Ligji për plehrat, pas miratimit në Parlament, pritet të dekretohet ose jo nga Presidenti në datën 8 tetor. Justifikimi zyrtar për kalimin e ligjit për sjelljen e plehrave nga jashtë është nevoja për plehra-lëndë e parë e bizneseve që merren me riciklim. Nga ky vëzhgim që po botojmë sotdelse ky motiv është i rremë, dhe me shumë gjasa, është thjesht koperturë për qëllime të tjera. Pse?

- E para, ata që riciklojnë plehrat shqiptare janë deri në fyt me lëndë të parë shqiptare nga një mekanizëm i vetëndërtuar qënisnga mbledhësit e plehrave e deri tek grumbulluesit dhe ricikluesit. Madje jo vetëm kaq, por mbi 40 përqind e mbetjeve që groposen në fushën e Sharrës janë të riciklueshme, ama vetëm 20 përqind e tyre arrijnë të riciklohen dhe 80 përqind e lëndës së parë të riciklueshme vetëm në Tiranë, ne e groposim. Me fare pak sforco, shteti shqiptar nëse do ishte vërtet i interesuar për inestitorët shqiptarë të riciklimit mund të shmangte groposjen e këtij 80% dhe tu plotësonte atyre kërkesat nëse ka vërtet të tilla.

- E dyta, bizneset tona të riciklimit, nuk janë investime që përballojnë të gjitha fazat e riciklimit. Ato kryejnë njërën pjesë të procesit dhe pjesa tjetër e punës, bëhet në Kinë, Greqi etj. Por edhe sikur të ishin plotësisht të afta për procesin, si është e mundur që një vend si Italia (që bashkë me Gjermaninë dhe Zvicrën) ka industrinë e riciklimit më të sofistikuar në Europë të preferojë fabrikat shqiptare dhe jo ato të vetat?!

Atëherë lind pyetja: Nëse ne kemi vetë rezerva të mëdha ende të pashfrytëzuara për riciklim dhe nëse ricikluesit tanë ende nuk kryejnë të gjithë procesin e plotë, pse këmbëngulet kaq shumë dhe çfarë duan plehrat e Italisë dhe ato të vendeve të tjera të Europës në Shqipëri? Këtë e dinë më mirë plehrat me dy këmbë. Kurse ne dimë pasojat. E nisim nga më e vogla:

- E para, plehrat e huaja do vijnë këtu dhe do depozitohen. (Ligji i ri lejon depozitimin, gjë që më parë ndalohej). Male të tëra plehrash do krijohen gjoja në pritje të riciklimit. Jo më kot, Italia ka hartuar një studim të habitshëm për vendet dhe qytetet ku mund të ngrihen vend-grumbullime plehrash në Shqipëri. Të mos harrojmë që ajo është nën penalitete të forta nga BE për situatën e plehrave; pikat e mëdha të grumbullimit kanë mbyllur afatet e lejuara; asnjë qytet italian nuk pranon më të ngrejë pika të tilla afër.

- E dyta, dhe më e rënda, hapja ligjore e rrugës për hyrje masive plehrash, cilido qoftë justifikimi për to dhe sido që të quhen nga ligjvënësit idiotë e të shitur të Shqipërisë, krijon kushte për futjen në lojë të trafikantëve të mbetjeve të rrezikshme. A ka ndonjë që beson realisht se në doganat shqiptare mund të ketë seriozitet dhe efiçensë në kontrollin e plehrave? Shqipëria është një vend ideal për këta trafikantë. Kosto të ulta transporti, korrupsion i lartë, politikanë pa atdhe. Roberto Saviano, një njohës i jashtëzakonshëm i mafias na paralajmëron: Çdo minier e braktisur do tju shndrrohet n nj vendshkarkimi mbeturinash, cdo fabrik e braktisur do tju shndrrohet n nj magazin plehrash. Italia po sheh, (dhe jo vetm Italia mafioze), po sheh n territorin shqiptar nj mundesi pr mbeturinat. Sa m shum dshir do kete pr t
kete nga ana e shqiptarve, aq m eksponencial sht rreziku gjeografik, biologjik, natyror pr Shqiprin. Pas pes vjetsh ne do t takohemi prsri dhe do t themi se si vall periferit e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare jan plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bni shum kujdes! Bni kujdes me kt q po ndodh!...

Pokujt i flet?Kushdëgjon më në këtë vend? Shpresojmë të dëgjoj së paku Presidenti në 8 tetor!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›