Parada e homoseksualeve PLL Ambasadori holandez te shpallet non grata

Partia lëvizja e Legalitetit me anë të një deklarate për mediat ka kërkuar që ambasadori i Hollandës në vendin tonë, Henk van den Dool të shpallet person i padëshirueshëm “non grata” dhe të largohet nga Shqipëria. Kreu i kësaj force politike, Ekrem Spahiu tha se është e drejtë e ambasadorit të shprehet për çështje të tilla, por kurrsesi ai nuk mund të dalë jashtë rolit diplomatik dhe të fyejë deputetët dhe zyrtarët e vendit ku shërben.
Partia Lëvizja e Legalitetit i ka kërkuar policisë së shtetit që të mos i japë leje publiku për manifestimin e paradës homoseksuale me argumentin se manifestime të tilla cënojnë moralin e shoqërisë shqiptare.