E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD hedh poshte akuzat e Rames per blerje te deputeteve socialiste

Partia Demokratike hodhi poshte akuzat e kryetarit te PS-se, Edi Rama, se PD ka dashur të korruptojë deputetë socialistë. Zëdhënësja Bardhi tha se cdo provë, fakt, të dhënë për cilindo, Rama duhet ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim.
Deklarata e plotë e PD-së.

Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij.

Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë betet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim.

Dhe do të duhet që shqiptarët të presin nesër deklaratën e radës në të cilën z. Rama të shpallë se Berisha po tenton ta blejë atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›