Ruci PS e hapur per bashkepunim me LSI-ne

Kryetari i Grupit parlamentar Socialiste Gramoz Ruçi, ka deklaruar në një intervistë televizive se forca politike që përfaqëson është e hapur për të bashkëpunuar me Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas zotit Ruçi, aleanca mes dy forcave politike, mudn të arrihet nëse LSI largohet nga maxhoranca aktuale. Referuar këtij fakti Ruçi tha se në politikë gjithçka ndodh dhe asgjë nuk përjashtohet. Shefi i deputetëve socialistë tha nëse LSI nuk qëndron më në atë koalicion dhe qëndrimet e saj përafrohen me opozitën, atëherë pse jo. Për ruçin, opozita nuk dëshiron të marrë pushtet në tavolinë. Ai tha se Partia Socialiste do të vijë në pushtet dhe po bën përgatitjet për të arritur qëllimin e saj.
Përsa i përket zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, Gramoz Ruçi ofroi edhe vlerësimin e tij për kandidimin e ldierit historic të së majtës, zotit Fatos Nano. Ruçi tha se respekton zotin Nano, sepse nga të gjithë politikanët ai është më i provuari dhe ka staturën si shtetar.