E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada e presidenteve ne Uashington

Për të shënuar mandatin e dytë presidencial të Barak Obamës, muzeu i Madam Tusod në Uashington DC ka nxjerrë në një autobus të hapur në rrugët e qytetit statujat e ciftit presidencial amerikan.
Nëpunësit e muzeut kanë rinovuar statujat në mënyrë që ato të tregojnë kohën. Statuja e presidentit Obama tashmë ka më shumë flokë gri. Ndërsa tualeti i asaj të Mishel Obamës dhe modeli i saj i flokëve i janë përshtatur stilit të 2013-ës.
Ndërsa statujat presidentit Obama dhe Zonjës së parë Mishel Obama dolën jashtë muzeut ata u pritën nga statujat e ish presidentit Bill Klinton, izh zonjës së parë dhe sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton, ish presidentit Xhon Kenedi dhe ish zonjës së parë Zhaklin Kenedi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›