E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada pro Gay, “sulm” me fishekzjarre dhe tymëse

Vetëm tre ditë ku do të zhvillohet parada e paralajmëruar e komunitetit LGBT, është dhënë sinjali i parë kundër këtij komuniteti. Pedalimi i nisur nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga mbështetës të homoseksualëve është pritur me fishekzjarre dhe tymëse të hedhura nga disa të rinj.

Këta të fundit më pas janë shoqëruar në polici, ndërkohë aktiviteti i parashikuar nga aktivistët pro LGBT në Ditën Botërore kundër Homofobisë, ka vijuar më tej.

Gjatë fjalës së tij Koordinatori i Lëvizjes për homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët,Kristi Pinderi ka theksuar se ky është vetëm fillimi i kësaj lëvizjeje.
 

Marshimi i sotëm përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me sloganin: "Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay" do të pasohet më pas me paradën gay në 17 maj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›