E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Liberalizimi i vizave, brenda 6-mujorit të parë të 2010-s

Gjatë një konference për shtyp zv/kryeministri, Ilir Meta, gjen rastin të ftojë dhe opozitën për bashkëpunim parlamentarMinistri i Jashtëm, Ilir Meta garanton edhe njëherë heqjen e vizave për shqiptarët brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Sipas tij, viti 2010 do të jetë viti i lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi tashmë qeveria i ka realizuar standardet veçse duhet pritur vendimi i Komisionit Evropian. “2010-ta do jetë viti i lëvizjes së lirë për shqiptarët sepse standardet e udhërrëfyesit të KE-së për liberalizmin e vizave janë realizuar nga ana e qeverisë dhe institucioneve shqiptare”, u shpreh Meta. Sipas tij, pengesë për Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit që kanë regjim pa viza, ka qenë mungesa e pasaportave biometrike. Ministri theksoi se opozita është e pasinqertë në deklaratat e saj se heqja e vizave do të bëhej para vitit 2010. Ilir Meta i ka bërë apel opozitës të bashkohet me përpjekjet e qeverisë që procesi i liberalizmit të vizave të ecë me ritme të shpejta. “Opozita është e mirëpritur t’i bashkohet këtij procesi integrues. Nuk është momenti që të akuzojmë njeri tjetrin pse ky proces nuk u bë më parë”, nënvizoi zv/kryemionistri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta. Gjithashtu, ministri i Jashtëm shtoi se viti 2009 do të përkujtohet në historinë e vendit për proceset e rëndësishme që preku Shqipëria, duke filluar që nga anëtarësimi i plotë në NATO, anëtarësim ky i merituar....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›