Paradoksi i Interit: E pate? Nuk vjedhim
Me gjithe gabimet arbitrare, reale ose te dyshuar, te marra ne ndeshjen kunder Juventusit, ai i djeshmi ishte mbase me pak i dhembshmi per Interin. Paradoksale? Jo. Mungesa e sinjalizimit per pozicionin jashte-loje te Kamoranezit, qe i hapi rrugen suksesit bardhezi ne San Siro, vendosi rende fatet e ndeshjes dhe rindezi ambicien e Romes per titullin kampion, qe tani eshte vetem 4 pike poshte kreut. Por, ashtu sikurse i gjithe ambienti zikalter gjemon me bindje, "KO" ne shtepi nga bardhezinjte eshte vetem nje episod i pafat ne nje finale kampionati te lavdishme per skuadren e Mancinit. Por ja qe gabimi i anesorit Nikoleti mund te tregoje se arbitrat e asistent mund te gabojne ne favor e disfavor te te gjitheve, por jo ne sens unik, ashtu sic eshte akuzuar shpesh ne kete sezon. "Te pakten tani nuk do te thone me qe gjyqtaret na mbrojne". Keshtu eshte shprehur pas ndeshjes Roberto Mancini, duke dhene keshtu ne nje fare menyre mendimin e te gjithe klanit zikalter. Te kuptohemi, Interi nuk eshte i lumtur qe ka humbur me Juven, sidomos me nje gol te shenuar ne pozicion jashte-loje. Por nje frymemarrje e lirshme nga polemikat e gjyqtareve edhe mund te qendroje. Dhe presidenti Morati mund te jete i pari qe mund ta kete provuar.
SSSASS