E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do te japim tapi per ata qe punojne token

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka premtuar dje gjate takimeve me banoret e Qarkut te Shkodres, se fermeret qe e punojne token do te marrin certifikaten e pronesise.

“Ne do t’ju japim certifikaten e tokes te gjithe atyre qe punojne token bujqesore”,- u shpreh Rama gjate bashke bisedimit me banoret ne Velipoje te Shkodres. Rama ka folur dhe per procesin e legalizimeve, duke premtuar se brenda 4 vitesh situata do te ndryshoje rrenjesisht. “Procesi i legalizimeve per ne eshte nje proces jetik per ekonomine tone kombetare dhe ne do ta fillojme qe diten e pare, kete proces une do ta drejtoj personalisht. Mbas 4 vitesh une po ju them qe nuk do jemi me ne kete situate me legalizimet, qe u be 20 vjet, sa afrohet fushata Saliu thote me vrap hajde te bejme ndonje gje per legalizimet, ndryshon ligjin e bene corapin dhe me corap. Ne do ta mbyllim procesin e legalizimeve brenda mandatit te pare”,- u shpreh dje Rama. Kryesocialisti ka folur dhe per abuzimet qe kane ndodhur gjate qeverisjes, duke u shprehur se do te behen transparente dhe me pas ceshtjet do t’i lihen ne dore drejtesise. “Ne do te fitojme per te ndertuar nje Shqiperi normale e demokratike, me hajdutet merret Prokuroria dhe Gjykata. Nderkohe qe, ne do te bejme ato qe jemi zotuar, per te bere transparencen per kthimin e pronave, per privatizimet, koncesionet e pasurise se perbashket te shqiptareve. Pastaj, cfare do te dale nga transparenca do te jete objekt i Prokurorise dhe Gjykatave. Ne nuk do te bejme as prokurorin dhe as gjykatesin kjo duhet te jete e qarte”,- u shpreh Rama. I pyetur per krijimin e koalicionit me Levizjen Socialiste per Integrim, nese i besonte qendrimeve te LSI-se, Rama tha se nese do te kishte dyshime nuk do te bente koalicionin. “Kam besim te plote se po te mos kisha besim nuk do ta kishim bere kete “Aleance per Shqiperine Europiane” dhe jam i bindur se nuk do te zhgenjejme asnjeri”, u shpreh dje Rama. Kryetari i Partise Socialiste ka folur dhe per projektin e opozites per arsimin falas. “Saliu thote nuk kemi cfare te bejme se shendetesia kushton. Po kushton por kush do ta paguaje, do ta paguajne ata qe nuk kane leke apo do ta paguaje shoqeria se per cfare i themi vetes ne shqiptare me tradita, vlera, solidaritet etj. Ne nuk e pranojme dhe ky eshte ndryshimi mes nesh dhe atyre. Kush shkon dhe voton ne 23 qershor per Partine Socialiste me nje kryq atje tek kutia jone e ben shendetesine falas”,- u shpreh kreu i PS-se.

ALEANCA

I pyetur per krijimin e koalicionit me Levizjen Socialiste per Integrim, nese i besonte qendrimeve te LSI-se, Rama tha se nese do te kishte dyshime nuk do te bente koalicionin. “Kam besim te plote se po te mos kisha besim nuk do ta kishim bere kete “Aleance per Shqiperine Europiane” dhe jam i bindur se nuk do te zhgenjejme asnjeri”, u shpreh dje Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›