E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradoksi i dyfishte i globalizimit

Nga Henry Kissinger

Per here te pare ne histori eshte shfaqur nje sistem ekonomik me te vertete global me perspektiva te mireqenies deri tani te paimagjinueshme. Paradoksalisht, ne te njejten kohe procesi i globalizimit provokon nje nacionalizem, i cili kerkon realizimin perfundimtar te tij. Premisa baze e globalizimit eshte qe konkurrenca perzgjedh me efikaset nje proces, i cili, per saktesim, ka fitimtare dhe te humbur. Humbesi do te shkoje per te gjetur ngushellim ne institucionet politike te cilat jane familjare dhe sigurisht qe nuk do te ndalet kur te mesoje se perfitimet e rritjes ekonomike globale i kapercejne shume here kostot. Per me teper, per te mbetur konkurrues, shume vende jane te detyruar qe te reduktojne legjislacionin social, nje detyre e destinuar qe te gjeneroje protesta te brendshme.

Ne periudhat e veshtiresive ekonomike, keto tendenca vijne duke u shtuar. Ne vendet e industrializuara globalizmi ka nje impakt te dyfishte mbi politiken e brendshme: paradoksi qe mireqenia e krijon nga nje produktivitet me te madh shoqerohet me nje rritje te papunesise dhe largimin prej puneve me te rendomta, te cilat kryhen nga emigrantet. Rezultati: nje perplasje kulturash dhe nje nacionalizem, i cili sherben si nje bulon per proteksionizmin. Kjo tendence duket edhe brenda sektoreve prodhues te botes se industrializuar.

Kompanite transnacionale, te lidhura nepermjet tyre permes Internetit, veprojne ne tregun global, duke shfrytezuar personelin, i cili shpesh ka shume qendrueshmeri dhe me pak kufizime sesa ata jane ne sherbim te qeverive. Kompanite te cilat varen nga ekonomia kombetare pergjithesisht nuk kane te njejtat mundesi. Ne teresi perdorin force pune me paga te uleta dhe perspektiva me te dobeta, synojne te mbeshteten te tregje me te kufizuara dhe te proceset politike nacionale. Kompanite transnacionale kerkojne liri tregtare dhe te levizjes se kapitalit; kompanite kombetare (edhe sindikatat) bejne presion per proteksionizmin.

Kriza ekonomike natyrisht qe i amplifikon keto tendenca. Sistemi global financiar ka prodhuar kriza periodike te parashikueshme, pothuajse si pikun e rritjes ekonomike: ne Ameriken latine ne vitet 1980; ne Azi me 1997; ne Rusi me 1998; ne SHBA me 2001 dhe serish duke filluar nga 2007. Cdo krize ka pasur arsyen e vet te vecante qe e ka shkaktuar, por te gjitha kane dy gjera te perbashketa: nje spekulim i dale jashte kontrollit dhe nje nenvleftesim sistematik te rrezikut.

Ne cdo dekade roli i kapitalit spekulativ eshte rritur. Shkathtesia eshte atributi i tij esencial: hidhet perpara kur shikon nje mundesi dhe kerkon nje rrugedalje kur shfaqen shenjat e para te telasheve, kapitali spekulativ shpesh e ka transformuar nje ringritje ekonomike ne nje flluske sapuni me cikle te uleta ne krize. Impakti strategjik i globalizimit ngre dy ceshtje te rendesishme: ekzistojne industri te domosdoshme per sigurine kombetare, ne te cilat investimet e huaja duhet te jene te kufizuara, madje edhe te ndaluara? Cilat industri duhet te shpetohen nga falimentimi per te shpetuar kapacitetet mbrojtese te vendit? Sistemi nderkombetar ndodhet ne nje situate paradoksale. Mireqenia e tij varet nga suksesi i globalizimit, por ky proces prodhon nje dialektike, e cila mund te funksionoje ne kah te kundert me aspiraten e tij. Menaxheret e globalizimit kane pak mundesi per te drejtuar proceset e tija politike. Menaxheret e proceseve politike kane arsye jodomosdoshmerisht koherente me ato te menaxhereve ekonomike. Ky hendek duhet eliminuar ose te pakten reduktuar.

Si nxitje per kete reflektim ofroj keto propozime: Imperativi i pare eshte qe te pranohet se keto probleme jane nje zhvillim i vogel negativ i nje suksesi te madh dhe se debate nuk duhet te degjeneroje ne sulme kunder kuadrit te tij konceptual. Udheheqesit politike duhet te evitojne - jo te inkurajojne proteksionizmin, i cili solli katastrofen e viteve 1930.

Parametrat e kufizimeve qe siguria kombetare duhet t'i vendose globalizimit duhet te jene percaktuar mbi bazen nacionale ne vend qe tu lihen grupeve te interesit, lobisteve dhe politikaneve ne fushate elektorale. Duhet te vendoset mbi bazen e asaj qe eshte esenciale per sigurine kombetare jo ne baze te vullnetit per te mbrojtur kompanite nga konkurrenca globale.

Institucionet ekonomike boterore duhet te jene ne lartesine e sfidave aktuale, ekonomike dhe sociale. Takimi vjetor i G-8 nisi me 1975 si nje takim informal i demokracive te industrializuara per te planifikuar te ardhmen e tyre ekonomiko-sociale gjate krizes se pare energjetike (Kandaja iu bashkua me 1975, Rusia ne 1998). Ne takimin e pare, ne Rambuje, per te lehtesuar nje diskutim te hapur dhe te plote, cdo vend mund te sillte vetem 3 vete dhe 1 anetar te stafit. Prej atehere takimet kane degjeneruar ne asamble te gjera, te cilat kane vetem funksione politike. G-8 duhet te rikthehet tek objektivi i saj fillestar, duke u angazhuar mbi te gjitha per temat qe kane te bejne me gjendjen afatgjate te ekonomise globale, perfshi rikuperimin e shoqerive te mbetura prapa ne garen per rritjen ekonomike globale. Ne kete proces duhet te perfshihen India, Kina dhe potencialisht Brazili. Grupi fillestar i 7 demokracive te industrializuara vazhdon te takohet gjate G-8 ne nivelin e ministrave te Finances. Kjo G-7, mbi te gjitha, duhet te angazhohet per t'u perballur ne menyre sistematike me problemet e brendshme sociale te shkaktuara nga procesi i globalizimit.

Fondi Monetar Nderkombetar, ashtu sic eshte sot, eshte nje anakronizem. Ai ishte krijuar per te perballuar krizat e shkaktuara nga huate per ose nga qeverite. Ai eshte perpjekur ti pershtatet rrethanave te reja, por me shume ngadalesi. Duhet reformuar.

Huate te cilat kane shkaktuar krizen ekonomike ne SHBA kerkojne vemendje urgjente dhe bashkepunim me te madh nderkombetar. Praktikat obskurantiste ishin te dukshme shume me perpara sesa te shperthente kriza. Ka pasur mundesi per shpikjen e instrumenteve financiare te cilat kane inkurajuar spekulimin dhe kane fshehur natyren e detyrimeve. Ekziston nje kontradikte e brendshme kur organeve financiare u lejohej te nxirrnin perfitime te jashtezakonshme dhe te administronin burime te medha dhe me pas, kur nderruan kushtet, u deklaruan si shume te medha per tu lene qe te falimentonin dhe taksapaguesit duhet te paguanin shpetimin e tyre.

Institucionet financiare si bankat e investimeve etj, kerkojne nje mbikeqyrje, e cila do te mbroje interesat e taksapaguesve.

Duke e permbledhur: nese hendeku mes rendit ekonomik boteror dhe atij politik nuk do te reduktohet ne menyre thelbesore te dy strukturat do te perfundojne duke u dobesuar ne menyre reciproke.

THE INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›