Sefgjini kerkon gjykim nga Shkalla e Pare
Debatet jane shtuar edhe me shume gjate seances se djeshme, kur avokati mbrojtes dhe vete i pandehuri Arben Sefgjini u kerkoi togave te zeza te Gjykates se Krimeve te Renda te shpalle mos kompetencen per gjykimin e ceshtjes. Arsyeja e hedhur nga drejtori i Pergjithshem i Tatimeve ka qene fakti se vepra penale "rrembim personi", per te cilen akuzohen, eshte amnistuar ne vitin '97 dhe tashme duhet gjykuar nga nje gjykate e zakonshme. "Vepra penale e "torturimit me pasoja te renda" nuk eshte kompetence e kesaj gjykate", eshte shprehur Sefgjini ne sallen e gjyqit. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, pasi eshte terhequr ne dhomen e keshillimit dhe eshte konsultuar me anetaret e tjere te trupit gjykues, ka vendosur te rrezoje kerkesen e bere nga ana e avokateve mbrojtes, me arsyetimin se ajo nuk duhej bere ne kete faze qe ndodhet gjykimi, por me pare. Ish-drejtori i deges se Tiranes ne SHIK deri ne vitin 1997, akuzohet si urdherues per shoqerimin e biznesmenit Remzi Hoxha, me 21 tetor 1995. Sefgjini mohoi akuzat, duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni per zhdukjen dhe se rrembimi nuk eshte bere me makinen e SHIK. Fillimisht gjykata vendosi masen "arrest shtepie" per kreun e Tatimeve, por pas apelimit ne Krimet e Renda nga avokatet, togat e zeza lehtesuan masen ne "gjykim ne gjendje te lire". Shkak u be deklarata e Sefgjinit se nuk do te largohej nga Shqiperia, se kishte nje detyre zyrtare per te ushtruar dhe se do merrte pjese cdo seance gjyqesore. Po keshtu mase lehtesuese u dha edhe per ish-inspektorin Avni Koldashi, i cili argumentoi para trupit gjykues se i duhet te punonte dhe te mbante familjen, ndersa arresti ne shtepi nuk i jepte asnje mundesi. Hetimet kishin nisur prej vitit 2006, por vetem dy muaj me pare Prokuroria e Krimeve te Renda deklaroi marrjen te pandehur te kater ish-zyrtareve te SHIK-ut ne Tirane per rrembimin e Remzi Hoxhes.
Biznesmeni Remzi Hoxha u mor peng me 21 tetor te vitit 1995, kur po dilte nga punishtja e tij e duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, afer stacionit te trenit ne Tirane. Nen akuze u vune kater ish-zyrtare te SHIK-ut.
Dy jane deshmitaret okulare te dosjes "Hoxha", Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, te cilet kane qene se bashku me biznesmenin kur jane marre peng prej kater ish-SHIK-asve dhe me pas jane lene te lire, kurse Remzi Hoxha eshte zhdukur.