E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helsinki dhe Plenumi i IV

Nga Dr. Jorgji Kote

Plot 35 vjet me pare, me 15 Qershor 1973, ne Tirane zhvillonte punimet Plenumi i IV famekeq i PPSH-se, ishte ky forum i zi qe i vuri vulen mbylljes dhe vetizolimit, gjoja per shkak te "rrethimit me te eger imperialisto-revizionist ndaj vendit tone". Ne fakt, as qe behej fjale per nje kercenim apo rrethim te tille, as nuk po "hidhnim valle ne goje te ujkut". Krejt e kunderta po ndodhte. SHBA dhe Evropa ne ato dite qershori po i jepnin doren e fundit parimeve te misheruara ne "Librin Blu", qe me 1975 u shnderrua ne Aktin Final te Helsinkit; po lancohej procesi historik i hapjes, bashkepunimit, sigurise dhe integrimit te gjithanshem.

1. - Fryma e Helsinkit

Edhe pse ne kushtet e Luftes se Ftohte, viti 1973 e ne vijim, po karakterizohej nga nje detante ndermjet fuqive me te medha te kohes. Vazhdonin bisedimet sovjeto-amerikane per kufizimin e armeve berthamore "SALT"; me 1971, Niksoni ben viziten e tij historike ne Kine; me 1973, "Ostpolitika" ose politika e afrimit me vendet e Lindjes e lancuar nga Kancelari legjendar gjerman, V. Brandt, kishte ndikuar ndjeshem ne ctensionimin e marredhenieve Lindje-Perendim; ne vijim te saj, RFJ-ja sapo kishte njohur ish-RDGJ dhe te dy ishin pranuar ne OKB; Shtetet e Evropes Qendrore dhe Lindore ishin ne procesin e reformave te tregut, vendosjen e lidhjeve me BE dhe organizmat e medha nderkombetare; ndersa, ne fushen e kultures dhe muzikes, jemi ne vitet kur Beatellsat e famshem, Rolling Stones, Elvis Prestley e plot te tjere kishin tronditur boten me muziken e tyre; "Trinomi" detante politike, integrim ekonomik dhe diversiteti kulturor po behej gjithnje e me mbizoterues.

- Jo rrethim, por vetizolim

Kesisoj, "Rrethimi imperialisto- revizionist" ishte nje fiction i tipit komunist qe diktatori e kishte ligjeruar ne fjalen e tij te 15 marsit 1973 me te njejtin titull. Ishte ai fjalim ogurzi qe parapriu sfondit te Plenumit te IV dhe forumeve te tjera pushkatuese vijuese. Kjo pasi keto zhvillime dhe prirje progresive kishin sjelle nje fllad liberal edhe ne vendin tone, sidomos ne fushat e kultures, letersise e arteve, por edhe ne ato te ekonomise, tregtise etj; por ato e kishin alarmuar Enver Hoxhen qe e shihte pushtetin e tij sundues tejet te rrezikuar nga keto "devijime nga rruga e M-L". Ndaj, diktatura u tha prerazi "JO" me plumb e shpate ketyre prirjeve perparimtare. Regjimi e izoloi vendin ne menyren me te skajshme, duke hedhur ne kosh ftesen e Helsinkit per te marre pjese ne bisedimet per krijimin e OSBE-se, duke e etiketuar ate si "konference te "mos-sigurimit evropian" Ai refuzoi "Ostpolitiken" e Brandtit; Shqiperia lidhi marredhenie me RDGJ-ne, por jo me RFGJ-ne! Ajo u distancua nga reformat ne vendet Lindore, me pretendimin se Shqiperia ishte i vetmi vend socialist ne bote, shpalli BE-ne, NATO-n, Banken Boterore, FMN-ne si dhe SHBA-ne, ish-BS-ne etj., si armiqte me te medhenj; me tej, Shqiperia akuzoi Kinen per tradhti ndaj parimeve te M-L, pasi priti Niksonin, cka si c'dihet coi ne prishjen e marredhenieve ne vitin 1978.

Por "shpata dragoniane" ra sidomos brenda vendit. Objekti dhe "viktimat" e para te Plenumit te IV ishin rinia, letersia dhe artet, si pikat me te ndjeshme te shoqerise dhe protagonisteve te tyre tashme te njohur, nen petkun e Festivalit "armiqesor" te 11 te Kenges ne Radio-Televizion dhe te Teatrit. Nje plejade e tere artistesh perparimtare u ndoqen, denuan, burgosen dhe pushkatuan, thjesht se kishin guxuar te kendonin "Let it be", sic e thote ne krijimin e tij njeri prej brilanteve te muzikes shqiptare dhe viktimave te ketij persekutimi te papare, Sherif Merdani.

3. - Qershori i "Ferrit" shqiptar

Gjithsesi, kjo ishte vetem "maja e ajsbergut" te kokave te prera. Plenumi i Qershorit paralajmeroi per "kurbane" te tjere, pasi, sipas tij, degjenerimi ideologjik dhe artistik i paraprinte komploteve dhe puceve kunder udheheqjes se Partise. Ndaj vijoi historia e asgjesimit barbar te te ashtuquajturave grupe armiqesore ne ushtri, mbrojtje, ekonomi, tregti te jashtme, bujqesi, por edhe ne arsim, kulture, transport etj., per te perfunduar deri ne vdekjen e diktatorit, por pse jo dhe me tej. Gjithsesi, krimet me te medha nuk ishin lufta brenda llojit te vet, por bunkerizimi qe pasoi. Jo thjesht bunkeret fizike qe filluan te mbijne si kerpudha, por bunkerizimi total politik, ideologjik, kulturor, mendor, i cili coi ne vetizolimin absurd "sui generis". " Pjelle" katastrofale e tij ishte dhe Kushtetuta qe e shpalli Shqiperine te "vetmen Republike te vertete Socialiste". Ajo sanksionoi rolin udheheqes (shtypes dhe asgjesues) te Partise e te klases punetore, ndaloi, madje i konsideroi tradhti te larte kredite dhe ndihmat nga "vendet imperialiste dhe revizioniste, dhe cdo bashkepunim ekonomik me ta; ajo i hapi rrugen absurdeve te tilla ne ekonomi si kursimi leifenist, kolektivizimi dhe tufezimi absolut, trisketimi dhe racionimi ekstrem i artikujve ushqimore etj., ne emer te mbeshtetjes vetem ne forcat e veta". Ishin keto absurditete kriminale qe, sikur te mos mjaftonte sistemi i deriatehershem boll shtypes, cuan pashmangerisht dhe shpejt ne "vdekjen klinike te sistemit", derisa agoi demokracia pluraliste ne fillim te viteve '90.

4. - Qershori i Helsinkit Shqiptar

Per koincidence fatlume, 18 vjet pas Plenumit te siperpermendur dhe refuzimit te fteses se Helsinkit, Shqiperia, me 22 Qershor aderoi ne OSBE e me vone ne te gjitha organizmat e tjera nderkombetare; ajo i dha fund keshtu edhe "de jure" fund sistemit absurd te bunkerizimit. Duke vijuar ne kursin e Helsinkit, dy vjet me pare, me 12 Qershor ajo nenshkroi MSA-ne me BE-ne, ndersa ne qershorin e sivjetshem pothuajse ka perfunduar ratifikimi i saj; nderkohe, jemi fare prane anetaresimit te plote ne NATO.

Ndaj, edhe pervoja shqiptare e ketyre 35 viteve te fundit deshmon qarte se, pavaresisht nga pengesat dhe problemet, fryma e Helsinkit dhe demokracia triumfojne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›