E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shokun e vrava per 5 mije lekeshin e celularit"

Tirane - Vrau shokun per nje celular, pranon autoresine para oficereve te Policise Gjyqesore. Hetuesit zbardhin ngjarjen makabre te ndodhur dy dite me pare, ne Bregun e Lumit, prane Ures se Qeroses, ne Tirane. Kalimtaret zbuluan kufomen e 25-vjecarit Dritan Bekteshi ne ujerat e lumit te Lanes, ndersa policia ndaloi rreth mesnates se enjte bashkemoshatarin dhe shokun e viktimes, Gentian Manushaj, roje i nje pallati te ri ne rrugen "Qemal Stafa", prane Profarmes.

Diten e djeshme, i dyshuari eshte zberthyer per ngjarjen, duke e rrefyer deri ne detaje te hollesishme. "Po, une e vrava Dritanin, por nuk kam pasur kete qellim, pasi isha dhe i dehur", eshte shprehur 25-vjecari Manushaj, gjate marrjes ne pyetje. Lidhur me shkaqet e ngjarjes, ai ka deshmuar se ka qene nje celular, qe ia kishte lene shokut te tij ta shiste per 40 mije leke te vjetra dhe ne fakt ai i kishte kthyer vetem 35 mije leke. Dhe pikerisht nje 5 mije lekeshe ka sjelle dhe tragjedine, qe ka nisur prane banesave te te rinjve dhe perfundoi ne Bregun e Lumit, rruga "Myslym Keta". "Ne ishim shoke dhe nuk e kuptoj se si arrita deri aty. Por patem nje grindje deri ne sharje. Ishim per disa ore ne lokal, ku pime dhe me pas u grindem per cmimin e celularit. Kur Dritani shkoi per nevojat personale, e kam goditur me nje derrase pas koke", ka thene i dyshuari, i cili eshte ndaluar 10 ore pas ngjarjes se rende. Zyrtare te policise thane dje se e kishin zbuluar 25-vjecarin te fshehur ne nje parking pallati prane 9-katesheve dhe nuk ka bere rezistence. Po keshtu, gjate hetimit, pervec trupit te viktimes, eshte zbuluar edhe mjeti me te cilin Bekteshi eshte qelluar disa here pas koke. Derrasa ka pasur disa gozhde te ngulura qe mendohet se i kane sjelle edhe vdekjen 25-vjecarit.

"Ne u takuam ne mbremje, afer shtepise, dhe me pas levizem drejt rruges per ne nje lokal ne periferi, ku ndenjem vone. Nuk ka pasur njeri aty afer kur e godita", ka shpjeguar i dyshuari me tej. Policia dergoi trupin ne morg, ku ekspertet konfirmuan goditjet me sende te forta dhe faktin e vrasjes. Ndersa shoket e viktimes, qe e kane pare ne shoqeri te Manushajt, kane informuar policine per levizjet e fundit te Dritanit. "I riu u gjend ne afersi te Bregut te Lumit, ne nje zone, e cila sherbente per hedhjen dhe grumbullimin e mbeturinave dhe inerteve. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, u formua grupi hetimor, per te mundesuar identifikimin ku, ne saje te kryerjes se nje sere ekzaminimesh mbi viktimen, dhe eshte bere identifikimi i autorit", njoftoi policia, diten e djeshme. I pyetur nese ka patur motive te tjera per krimin, Manushaj ka mohuar, madje edhe faktin nese ishte ndihmuar nga ndonje person i dyte per te levizur trupin. Policia tha se viktima nuk ishte i perfshire ne ndonje konflikt, apo ngjarje tjeter, qe mund te sillte hakmarrje ose heqjen qafe te tij.

Kalimtaret zbuluan kufomen ne Lane

Rreth ores 10:30 te se enjtes, policia e Komisariatit nr. 4 ne Tirane eshte njoftuar per trupin e nje personi qe notonte ne ujerat e lumit te Lanes. Menjehere kane shkuar forca te shumta policie, prokurori i gatshem dhe eksperte mjekoligjore. Nga keqyrja paraprake eshte vene re se behej fjale per nje vrasje, ndersa ka qene i veshtire identifikimi i trupit. Prinderit e viktimes pas identifikimit te Dritan Bekteshit, jane shprehur se djali i tyre nuk ishte kthyer ne shtepi qe prej mbremjes se merkure dhe se nuk kishte probleme. "I vetmi ves qe ka eshte duhani, ndersa punon here pas here dhe nuk ka nje pune te qendrueshme", jane shprehur ata, ndersa me pas identifikuan kufomen ne morg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›