E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Uidhers mes vullnetareve te Korpusit te Paqes

Elbasan - 37 vullnetare te Korpusit te Paqes kane kryer dje betimin zyrtar te nisjes se kontributit te tyre 2-vjecar ne Shqiperi. Perpara se te fillonin nga aktiviteti, per 12 jave grupi i Korpusit te Paqes studioi gjuhen dhe kulturen e vendit tone ne rajonin e Elbasanit. Drejtori i Korpusit te Paqes ne Shqiperi, Hill Denham, u shpreh se ne vitin 1961, Presidenti Xhon Kenedi ftoi amerikanet qe njihnin boten dhe te perconin paqen anekend saj. Per 47 vjet me radhe, 182 mije vullnetare nga shtetet e ndryshme te Amerikes kane kontribuar ne 138 vende te Botes. Ne Shqiperi, tha Denham, kane sherbyer 300 vullnetare. Ne ceremoni ka qene i pranishem ambasadori i SHBA-se Xhon Uidhers II. Ambasadori Uidhers ka administruar ceremonine e betimit te grupit te 11 te Korpusit te Paqes ne vendin tone. Ne fjalen e mbajtur ai u shpreh se mes popullit amerikan dhe atij shqiptar ka nje lidhje te hershme, e cila nis me Presidentin Uillson dhe perfundon me viziten e Presidentit Bush. Uidhers nenvizoi se Shqiperia sot do te krahasohej me Italine dhe vendet e tjera te zhvilluara te Evropes nese nuk do te kishte humbur 50 vjet ne diktature.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›