Kampionët e botës përballë Paraguajit

Pas miqësoresh ,seancash stërvitore dhe polemikash më në fund erdhi edhe dita kur Italia do të bëjë debutimin e saj në Kampionatin Botëror. Mbrojtja e titullit Kampion Bote fillon kundër Paraguajit në mbrëmje në Kejp Taun. Trajneri Marcello Lippi duket se nuk ka dyshime për formacionin dhe ka zgjedhur një 4-2-3-1 .
Trajneri Lippi duket i qetë dhe i bindur në forcat e skuadrës së tij. "Nuk e di të them se çfarë botërori do të bëjë Italia, por jam i sigurtë se dëshira është që të bëhet një botëror i madh .Unë i respektoj skeptikët ", ka bërë të ditur, "por nuk jam në të njëjtin mendim me ta pasi unë kam besim te skuadra ime".
Trajneri i italianëve ka shtuar se ai në këtë botëror është edhe më i qetë se në të kaluarin atë të zhvilluar në Gjermani.