Gjermania në këmbët e turkut Ozil

Gjermania dominoi totalisht ndeshjen ndaj Australisë (4-0), duke dhënë një shfaqje të bukur e treguar armët që ajo zotëron, por lojtari që bëri diferencën në fushë ishte fantazisti i talentuar Mezut Ozil.
21 vjeçari me origjinë turke ndriçoi lojën e “Nationalmanschaft”, duke qenë zbulimi i parë i madh i këtij Botërori.
Mesfushori i majtë ishte thuajse inspiruesi i çdo ofensive të Gjermanisë, ku gjenialiteti i lojtarit të Verder Bremenit, i vendosi sulmuesit gjermanë gjithmonë para portës.
Një prekje e topit që bëri gjithë diferencën. Autori i 9 golave dhe 13 asistëve në kampionat, Ozil pasoi në mënyrë perfekte braziliani Diego, i transferuar te Juventus.
Kampioni i Europës për U-21 është një supervlerë e vërtetë. Lojtari me prindër turq ka një truk magjistari kur ai prek topin, vizioni i pabesueshëm dhe këndet e pasimeve të tij janë pjesë e klasit të Ozilit.
Me një krijues si Mezut Ozil, është e sigurt se Filip Lam dhe shokët e tij mund të shkojnë shumë larg në Kupën e Botës.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili