Sejdiu: S'jemi ne lufte me Maqedonine
Presidenti Fatmir Sejdiu perseriti dje se nuk ka marre ftese zyrtare qe te jete pjesemarres ne inaugurimin e presidentit te ri te Maqedonise, George Ivanov, kurse mohoi se ka tensionim te marredhenieve ndermjet dy vendeve. "Eshte me rendesi qe pavaresisht se nuk kam ftese, ne do te vazhdojme me raporte, si dy shtete. Ne ne lufte nuk jemi. Absolutisht kemi raporte te mira... Maqedonia bashke me shtetet tjera eshte qe e ka njohur Republiken e Kosoves", tha Sejdiu, i cituare nga "Kosovalive" dhe "Express". Presidenti kosovar i beri keto komente pas raportimeve ne disa media se ftesa per pjesemarrje i kishte ardhur qysh te shtunen, mirepo nje porosi joformale qe ai te mos shkoje ne Shkup per te mos irrituar presidentin serb, Boris Tadic duket se kishte bere qe ftesa te heshtet. "Jam shume i sigurt se presidenti Sejdiu nuk ka ftese te qeverise maqedonase. Eshte ceshtje e vendimit te qeverise maqedone si ta procedojne. Pavaresisht prej ketij fakti ne do te percjellim ne vazhdimesi sinjale te mira te bashkepunimit dhe ato jane praktike dhe te mira", tha presidenti. Edhe per viziten e tij te perfolur me 21 ose 22 maj ne Maqedoni, presidenti Sejdiu tha se nuk ka kurrfare date per vizite ne ate vend. Ai tha se do ta vizitoje Maqedonine ne rrethana te pershtatshme, ndersa shprehu deshiren e tij per vizita shteterore te ndersjella.