E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi i dergon ftese Rucit per tryezen e dyte per reformen zgjedhore



Eljona Ballhysa
Demokratet kane ndermarre serish nismen per te mbledhur tryezen e partive politike per reformen zgjedhore por kete here ne nivel ekspertesh. Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi u ka derguar dje nje ftese zyrtare partive politike parlamentare dhe organizatave qe perfaqesojne ceshtjet e reformes zgjedhore ne vend nga shoqeria civile. Me ane te nje letre iniciuar nga Grupi Parlamentar i PD-se e derguar PS LSI PR PBDNJ e PDU z. Patozi fton te gjithe pjesemarresit te jene pjese e vazhdimit te kesaj tryeze diten e premte dt. 29 tetor 2010 - shkruhet ne njoftimin per shtyp te Partise Demokratike.
Tryeza
Me tej ndersa ka saktesuar se tryeza kete here do te zhvillohet ne nivel ekspertesh Patozi ka bere te ditur se perfaqesuesi i interesave politike te Partise Demokratike do te jete z. Ilir Rusmali si dhe eksperte te tjere te nevojshem. Po keshtu ftohen edhe partite e tjera politike qe te perfaqesohen ne kete tryeze ne nivel ekspertesh ne menyre qe te diskutohen per ceshtje specifike kryesisht te parashikuara ne rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kjo behet e ditur edhe ne njoftimin e PD-se ne te cilin sqarohet se ne kete tryeze baze per diskutimin jane rekomandimet e Raportit te fundit te OSBE/ODIHR-it te dates 14 shtator 2009 per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Nderkaq ndersa partite e tjera politike jane shprehur te gatshme per vazhdimin e diskutimit per reformen zgjedhore Partia Socialiste ka vendosur si kusht pikerisht hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Madje ne tryezen e nje jave me pare te thirrur nga kryeministri Berisha kryetari i PS-se Rama ka bere publike oferten e PS-se per hetimin e zgjedhjeve. Ende nuk ka nje pergjigje zyrtare nga ana e PD-se ne lidhje me oferten e bere nga Rama dhe qe perben kushtin e PS-se per te marre pjese ne diskutimet per reformen zgjedhore.
Gjate dites se djeshme nuk ka pasur asnje reagim nga Partia Socialiste ne lidhje me ftesen e derguar nga Patozi dhe nuk dihet ende nese kjo parti do te perfaqesohet apo jo ne tryezen ne nivel ekspertesh.
Kryeministri Berisha ne takimin e pare qe u zhvillua nje jave me pare u shpreh i hapur te hetonte cdo kerkese te opozites por pasi te kene vendosur gjykatat OSBE-ja apo edhe Venecia. Ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart i pranishem ne tryeze perseriti nevojen e bashkepunimit mes partive per reformen zgjedhore. Te pranishem ne tryezen e 22 tetorit ishin kryetari i PS-se Edi Rama sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama kreu i PBDNJ-se Vangjel Duke ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart. Nga shoqeria civile Shoqata per Kulture Demokratike Agjencine per Administrimin e Zgjedhjeve ECA Organizata KRIIK Albania Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut si dhe Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhor.

28 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›