E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraja publike në rrezik

U themelua për të venë raporte të mira mes serbëve të Kosovës veriore dhe institucioneve vendore, por Zyra Administrative në Mitrovicën Veriore, po e masakron transparencën e parasë publike.

Zyra e prokurimit e kësaj zyre gjatë në vitin 2012 disa herë ka shkelur ligjin. Janë nënshkruar kontrata para inicimit të procesit të prokurimit. Ka mungesa të dokumentacionit të kompanive garuese për tender. Madje, për të njëjtin prokurim e njëjti kompani ka ofertuar me nga dy oferta me çmime të ndryshme, etj. Të gjitha këto parregullsi i ka evidentuar në Raportin e auditmit, Auditori Gjeneral për Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore për vitin 2012.

Në krye të Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës është, Adriana Hoxhiqin.

“Punët ndërtimore për vendosjen e trafos për ZAMV” në vlerë prej 8,935 euro, “Montimi i trafosë’’ në vlerë 9,750 euro dhe kontrata “Montimi i trafos” në vlerë prej 9,370 euro, në tre rastet Zyra kishte nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik para inicimit të procedurave të prokurimit. Kontrata ishte nënshkruar me datën 18.12.2012 ndërsa procesverbali i hapjes të ofertave ishte me 24.12.2012”, thuhet në Raportin e Auditorit Gjeneral për këtë Zyrën Administrative në Mitrovicën Veriore.

Kurse, te kontrata “Furnizim me mobile për kabinetin e ZKA”, Auditori ka vërejtur se ekziston vetëm dokumentacioni i tenderit të fituesit, përderisa dosjet e tenderit të dy kompanive tjerë pjesëmarrës nuk ekzistojnë, edhe pse përmenden në Procesverbalin e hapjes së tenderit.

“Mangësitë e dokumentacionit në dosjet e prokurimit, rrisin rrezikun e transparencës së procesit. Nuk mund të fitohet siguria nëse operatori më i volitshëm e ka fituar kontratën”, ka vlerësuar Auditori Gjeneral. Andaj ka rekomanduar që, zyrtarja kryesore ekzekutive duhet të ndërmarrë masa për forcimin e kontrolleve administrative të prokurimit, për t’u siguruar se dosjet e prokurimit përmbajnë të gjitha dëshmitë mbi zhvillimin e procesit.

Por, këto nuk janë shkeljet e vetme. Për të njëjtën prokurim gjatë auditimit është vërejtur se në dy raste i njëjti kompania kishte ofertuar me nga dy oferta me çmime të ndryshme për të njëjtin prokurim.

“Te kontrata “Punëtndërtimore për vendosjen e trafos për ZAMV” njëra ofertë kishte çmimin 9,525 euro dhe tjetra 8,935 euro. Në këtë rast kontrata ishte lidhur me çmimin më të ultë”. Gjithashtu, te kontrata “Montimi i trafos për ZAMV” në vlerë prej 9,370 euro, operatori fitues i kontratës kishte ofertuar me dy oferta me çmime të ndryshme. Njëra ishte në vlerë 9,700€ dhe 9,370 euro”, ka vërejtur Auditori.

Zyra e Auditorit Gjeneral ka gjetur që edhe dokumentacione të tenderit pjesërisht të plotësuar dhe të panënshkruara

Tek kontrata, “Furnizim me dhurata për fundvit për fëmijë të komuniteteve të ndryshme”, “Furnizim me dru për nevojat të skamnorëve të komuniteteve të ndryshme”; dhe “Furnizim me notesë dhe kalendarë”. Në të gjitha këto raste dokumentacioni tenderues është jo i plotë, sipas Auditorit, për shkak se regjistri i pranimit të tenderëve ishte i pa nënshkruar nga kompanitë, si dhe vlerësimi i ofertave në tre raste ishte bërë në të njëjtën datë nga i njëjti komision vlerësues. Po ashtu, është vërejtur se 18 kontrata ishin nënshkruar me 18.12.2012”, thuhet ën raportin e auditorit.

Kjo zyrë kishte planifikuar që të ketë të hyra vetjake në vlerë prej 10,000 eurove, por siç ka vërejtur Auditori Gjeneral, gjatë gjithë vitit ka arritur të grumbullojë rreth 100 euro, ose 1 për qind të planit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›