E Diel, 1 Nëntor 2026

Therje me thikë, kapen të dyshuarit

Një person është therur me thikë dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda në kokë si pasojë e goditjeve me mjete të forta. Ky rast ka ndodhur mbrëmë në rrugën e “Blendit” në Prishtinë pas përleshjes mes disa të rinjve.

Policia ka bërë të ditur se, të lënduarit janë dërguar në QKUK të cilëve i është ofruar ndihma mjekësore.

Dy të dyshuar meshkuj si dhe të lënduarit janë dërguar në Stacion Policor ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›