E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parajsa e Humbur fiton Onufrin

Piktori Gazmend Leka është fitues i edicionit XVII të Ekspozitës së Arteve Pamore Onufri 2010. Nga Express më 28 janar 2011 në ora 19:45

Parajsa e Humbur, vepra me të cilën Leka u paraqit në këtë ekspozitë, është një reflektim sa i aktualitetit social të Shqipërisë, aq edhe një proces reflektimi artistik i Lekës.

Një ekskavator që merr përpara një grumbull plehrash, ndërsa në një cep të tablosë shohim autoportretin e piktorit. Vetë Leka e shpjegoi këtë me idenë e një parajse që ne e kemi humbur tashmë, duke i hapur vendin plehrave, përfshirë edhe ato toksike. Nga ana tjetër është një reflektim për bjerrjen e shpirtit dhe tendencën drejt materialitetit.

Çmimin e dytë e fitoi Genti Korini, me veprat Clean the Dirt dhe Golden Bread, fotografi këto të printuara në letër. Veprat janë shqyrtuar nga juria e kryesuar nga Alban Nimani, pedagog në Akademinë e Arteve të Prishtinës, dhe nga anëtarët Arben Bajo, pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe studiuesi e historiani i artit, Ferid Hudhri.

Në këtë edicion konkurruan 27 artistë, të përzgjedhur sipas konceptit “Unë jam Arti-st”, të kuratores Suzana Varvarica Kuka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›