E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salgado vazhdon në Blackburn

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 18:19

Mbrojtësi i Blackburn Roversit, Michel Salgado ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në përfundim të sezonit të ardhshëm. Salgado 35 vjeç erdhi në Ewood Park në gusht 2009, pasi ishte liruar nga Real Madridi dhe ka bërë 50 paraqitje për ekipin, duke shënuar një gol. “Qëndrimi i Michelit është lajm shumë i mirë, përvoja e tij është e rëndësishme si dhe entuziazmi që reflekton në ekip. Ai është fitues dhe nuk ka shumë futbollistë si ky”, tha menaxheri i Blackburnit, Steve Kean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›