“Udhëtim dimri” në opera
28/01/2011 Për të parën herë në shqip, cikli prej 24 këngësh i poetit gjerman Wilhelm Müller dhe kompozitorit Schubert. Në skenë Vikena Kamenica nën interpretimin pianistik të Merita Rexha-Tërshanës. Në skenë pas 20 vjetëve edhe aktorja Ema Ndoja
Franz Schuberti u dha atyre një rëndësi të veçantë. Të njohura si manifest e himn i romantizmit, për herë të parë ato vijnë si tekste në shqip dhe interpretohen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Udhëtim dimri”, një cikël prej 24 këngësh do të interpretohen nga sopranoja Vikena Kamenica, e shoqëruar në piano nga Merita Tërshana-Rexha.
Të shkruara nga poeti gjerman Wilhelm Müller, janë botuar në vitet 1823-1824. Por këngët që shkroi Schuberti mbi to më 1827, një vit para se të vdiste, i dhanë “Udhëtimit të dimrit” një rëndësi e përhapje që mban deri më sot.
24 këngët e poetit Müller (1794-1827) dhe të kompozitorit Schubert (1797-1828), të cilët nuk u takuan asnjëherë, janë si gurët e një mozaiku që përcjell shtegtimin e pafat të njeriut në një botë të ftohtë, shuarjen e ëndrrave plot ngjyra mes zhgënjimeve të miqësive dhe dashurisë së pa përmbushur. Kënga e fundit është “Lypësi me organét”, mbi një personazh që rrotullon krejt pa kuptim, ashtu siç është edhe jeta e poetit, dorezën e instrumentit të tij.
Myler dhe Shubert, dy krijues tragjikë, por edhe rebelë të epokës së romantizmit, me thellësinë lirike dhe ëmbëlsinë e Këngëve të dimrit kanë mbërritur të freskët deri më sot. Liederët e tyre janë të përhershme jo vetëm në skenat e vendeve të gjuhës gjermane, por në gjithë botën.
Sot ato vijnë për herë të parë si tekste në shqip dhe si krijime të kompozitorit të madh austriak. Poezitë u shqipëruan nga Ardian Klosi dhe do të paraqiten shqip-gjermanisht ditën e shfaqjes, më 30 janar 2011 si botim më vete. Aktorja Ema Ndoja, e cila jeton në Berlin, pas një mungese 20-vjeçare nga skenat e ekranet shqiptare, do të interpretojë në këtë mbrëmje disa nga poezitë e ciklit “Udhëtim dimri”.