Paralajmerime per udheheqjen ne Kajro - Takimi i ministrave te Jashtem te BE-se ne Luksemburg

Bashkimi Evropian vitin e kaluar donte ti jepte nje shans qeverise bjelloruse dhe i kishte pezulluar sanksionet e tij. Por me e voneta ne prag te zgjedhjeve presidenciale ne fund te 2010-s regjimi veproi serish me brutalitet kunder opozites. Ministri i Jashtem holandez Uri Rosenthal e permblesh keshtu atmosferen ne BE. Bjellorusia eshte diktatura e fundit e Evropes. Presidenti Lukashenko duhet te kuptoje se duhet te liroje te gjithe te burgosurit politike. Nese nuk e kupton kete me te mire duhet ta mesoje me menyren e ashper dhe kjo do te thote me me shume sanksione dhe me te ashpra.
Zgjerohen sanksionet kunder Bjellorusise
Ministrat e Jashtem rane shume shpejt dakord per sanksione te reja. Edhe ndaj 16 personave te tjere nga rrethi drejtues perreth Lukashenkos eshte vendosur tani ndalim-udhetimi llogarite e tyre bankare do te bllokohen. Gjithsej numri i personave ndaj te cileve jane vendosur sanksione eshte 200. Edhe vlerat pasurore te tri sipermarrjeve te aferta me regjimin do te ngrihen.
Hapesire te gjere ne konsultime zuri edhe dhuna e fundit ne Egjipt kunder kopteve me shume se 20 persona humben jeten si pasoje. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle ben fajtore edhe forcat e sigurise te cilat e kane lejuar ushtrimin e dhunes. Ka ardhur koha qe edhe udheheqja egjiptiane te kuptoje se sa te rendesishme jane pluraliteti dhe toleranca fetare dhe se te gjitha palet ne Egjipt duhet te japin kontributin e tyre per kete ne menyre qe te mbrohet edhe ushtrimi i besimit fetar.
Ne160Egjipt te mbrohen te gjithe shtetasit
Bildunterschrift Nga trazirat midis kopteve dhe ushtrise ne Egjipt.E ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton kerkon qendrim nga qeveria ushtarake egjiptiane edhe perballe zgjedhjeve te premtuara demokratike. Ne presim qe Egjipti te levize drejt zgjedhjeve me deshiren per te perfshire ne keto zgjedhje te gjithe njerezit dhe per ti mbrojtur ata kushdo qofshin ngado qe te vijne dhe cfaredo besimi te kene.
Ministra te ndryshem u ankuan serish per vazhdimin e shtypjes se opozites ne Siri. Sanksione te reja megjithate perkohesisht nuk do te kete. Si shenje pozitive ministrat e BE-se vleresuan megjithate krijimin e nje Keshilli Kombetar si levizje ne te cilen jane mbledhur te gjithe kundershtaret politike te presidentit Bashar Al-Asad. Kryediplomati francez Alain Jupp u shpreh. Ne deshirojme kontakt me opoziten siriane pasi kete levizje e mbeshtesim drejt me shume demokracie dhe lirie ne Siri dhe jemi te gezuar kur shohim se opozita ne Siri po organizohet.
Zera per te treguar kujdes ne trajtimin e regjimit sirian
Bildunterschrift Presidenti sirian al Asad ketu ne nje takim me ate rus Medvedev nuk konsiderohet ende aq i dobet sa per tu rrezuar.Por homologu i tij italian Franco Frattini terhoqi vemendjen per te treguar kujdes. Fillimisht duhet te dime se kush jane ata. Kemi deshire te njihemi me programet propozimet dhe nese eshte e mundur plan-veprimet. Tone te ngjashme per kujdes u degjuan megjithate edhe ne rastin e Libise kur Keshilli Kombetar Kalimtar perpiqej per njohje nderkombetare. Por dallimi me Sirine eshte shume i madh njohja ne Libi ndodhi njekohesisht me suksesin ushtarak te kryengritesve ndersa nje fund i qeverise se presidentit Assad ne Siri nuk duket ende ne horizont edhe per faktin qe Rusia dhe Kina e mbeshtesin regjimin ne menyre indirekte.
Autor160Christoph Hasselbach /160Elert Ajazaj
Redaktoi Lindita Arapi