E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Sarkozy: Izrael-Palestinë në bisedime

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai francez Nicolas Sarkozy janë shprehur dakord mbi nevojën e negociatave Izrael-Palestinë.

“Duhet që palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të kthehen sa më parë në tryezën e bisedimeve”, kanë deklaruar njëzëri dy liderët.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate për shtyp, pas një bisede telefonike të zhvilluar mes Obama dhe Sarkozy.

Reagimet e dy liderëve vijnë pak kohë pasi kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dorëzoi në OKB kërkesën për njohjen e shtetit palestinez.

Shtetet e Bashkuara deklaruan se njohja e shtetit palestinez duhet të vijë si rrjedhojë e negociatave me Izraelin dhe jo përmes nismave të njëanshme.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›