E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton regjistrimi i popullsise dorehiqen anetaret e KSHR

Shkup 11 tetor 2011 NOA ndash Pas mosmarreveshjeve qe ne krye te nisjes se regjistrimit regjistrimi i popullsise ne Maqedoni ka deshtuar.
Mengjesin e te martes jane dorehequr te gjithe anetaret maqedonas dhe shqiptare te Komitetit Shteteror te Regjistrimit.
Lajmin e beri publik per agjencine e lajmeve INA nenkryetari i KSHR-se Bujar Osmani.
Sipas Osmanit doreheqja e anetareve te Komisionit Shteteror te Regjistrimit erdhi per shkak te problemeve te procesit te regjistrimit ne terren dhe interpretimeve te ndryshme te Ligjit per regjistrimin e popullsise.
Osmani tha se kjo situate e krijuar con drejt anulimit te ketij procesit por per gjithcka pritet vendimi i qeverise.
Ka patur mosmarreveshje te vazhdueshme lidhur me problemet organizative ne terren si dhe rreth menyres se interpretimit te Ligjit per regjistrim ne terren nga ana e regjistruesve dhe keto ceshtje dihen sepse ishin shpalosur edhe ne media deklaroi nenkryetari Osmani.
Perplasjet e vazhdueshme midis anetareve maqedonas dhe shqiptare rreth interpretimit te Ligjit per regjistrimin e qytetareve qe jetojne jashte vendit ishin nje nga arsyet kryesore qe coi ne deshtimin e ketij procesi.
Vendimi i KSHR-se pritet te jete teme kryesore ne mbledhjen e qeverise e cila pritet te kerkoje edhe venien ne rend te dites edhe nga Parlamenti ku do te vendoset lidhur me hapat e metejme rreth regjistrimit te popullsise qe nisi ne 1 tetor e duhej te perfundonte me 15 tetor.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›