Nen vezhgimin e trojaneve - Sa larg kane shkuar autoritetet bavareze

Lajmi i bere publik nga rrjeti i eksperteve Chaos Computer Club kane rene si bombe ne opinionin publik gjerman qe ne fundjave. Nje trojan bavarez eshte futur per efekt spiunazhi ne kompjutera te dyshuarish dhe jo vetem qe ka grumbulluar te dhena per personin perfshi te dhena intime po kompjuteri i pushtuar mund te telekomandohet dhe tek ai mund te shkarkohen cfaredolloj programesh te tjera po ashtu pergjuese. Ky trojan mund te dergoje cdo 30 sekonda pamje te kompjuterit te pergjuar tek autoritetet perkatese ne momentin qe personi futet ne internet apo perdor telefonin permes internetit.
Deri ku mund te shkoje pergjimi nga shteti
Ministri i brendshen i Bavarise Joachim Hermann ka mbrojtur te marten ne gazeten Passauer Neue Presse perdorimin e trojaneve. Zyra kriminalistike e landit ka perdorur vetem ato masa qe jane ligjerisht te lejueshme dhe qe jane leshuar me urdher nga gjykatesit e hetimeve ka the ai. Programi i spiunazhit eshte perdorur fillimisht ne vitin 2009 ne kuader te nje procedure hetimi. Hermann premtoi se i ngarkuari per mbrojtjen e te dhenave te landit do te kontrolloje nese ne kete procedim jane shkelur rregullat ligjore.
Qeveria premton hetime te hollesishme dhe mbrojtje te qytetareve
Qeveria gjermane e hodhi poshte perdorimin ilegal te trojaneve ne nivel federate madje lidhur me aferen e trojaneve ka shprehur shqetesimin e saj edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Zedhenesi i qeverise Steffen Seibert ka pohuar se kancelarja po ndjek me vemendje rezultatet e hetimeve qe po behen lidhur me kete ceshtje.
shte shume e rendesishme qe qytetaret dhe qytetaret te kene besim qe aty ku perdoren software per pergjimin e telekomunikacionit te respektohen ne menyren me strikte rregullat qe ka percaktuar ligji. Kjo duhet te jete e garantuar dhe pikerisht kete po perpiqemi te zbardhim tani. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trojanet duhet te mbeten jashte - Kerkohet me shume mbrojtje e sferes private nga nderhyrjet e shtetit.
Perdorimi i trojaneve behet ne kuader te rregullores se kodit penal dhe eshte rregulluar me ligj vetem per rastet e hetimit te krimeve te renda. Ne debatin e trojaneve ka thene fjalen e saj edhe sindikata e policise GdP duke kerkuar kuader te qarte ligjor sepse pjese te ketij programi software blihen ne tregun e lire ne bote ka thene Bernhard Witthaut kryetari i sindikates per radion gjermane Deutschlandradio. Ka nje gabim juridik dhe nje hapesire ligjore te pasigurt qe duhet plotesuar pikerisht kjo duhet korrigjuar ne te ardhmen kerkon ai.
E them edhe njehere - duhet te perpilohet nje kuader ligjor i qarte kam pershtypjen se ketu eshte testuar. Le te shohim njehere te shkojme sa te shkojme dhe te presim ku do te na kufizoje gjyqi. Pra ketu eshte perdorur ajo pjese e paqarte e ligjit dhe ja ku u mblodhen informacionet.
Shefi i sindikates gjermane te policise permend edhe anet pozitive te ketij pergjimi. Trojanet kane qellim edhe mbledhjen e informacioneve per shembull ne rastet e pergatitjes se akteve terroriste. Nese ata nuk do te perdoreshin atehere individe te caktuar qe planifikojne akte te tilla do te qarkullonin te gjitha informatat me njeri-tjetrin pa problem ne internet. Behet fjale per te menjanuar rrezikun qe mund ti kanoset vendit tone por edhe krimet dhe ne kete konteskt mund ti perdorim mundesi te tilla te teknikes.
Autor Lindita Arapi dpa
Redaktoi E. Xhani
Eliana Xhani