Paralajmerimi i BSH-se: Do te tkurret kredidhenia

Ne raportin ende te papublikuar te politikes monetare per tremujorin e trete te vitit, banka, edhe pse siguron serish publikun se tregu bankar vendas gjendet larg zhvillimeve te krizes globale, leshon disa paralajmerime.
Autoriteti monetar, thote se rritja e kostos se kredive, qe shkaktoi ngerci global i financave, mund te ndikoje ne shtrengimin e kredidhenies ne tregun e brendshem, vecanerisht asaj ne valute. Ne fakt tregu, i ka shfaqur nderkohe sinjalet e para.
Normat e interesit per kredine ne euro kane shenuar dy muajt e fundit nje rritje historike me mbi 1.5 pike perqindjeje.
Edhe interesat per bonot e thesarit, po shfaqin ne ankandet e fundit nje tendence konstante rritjeje. Zhvillimet e fundit ne tregun financiar, po paralajmerojne nje situate te paprovuar me pare, ku nga njera ane kerkesa per para nga qeveria, biznesi dhe individet eshte e larte.
Nga ana tjeter, likuiditetit ne treg nuk eshte me me teprice si pasoje e krizes financiare, por edhe per shkak te kufizimeve qe Banka Qendrore u ka vene bankave private, te imponuara nga rregullat e mbikeqyrjes.
Banka thote se pergjate gjithe vitit, i eshte dashur te nderhyje disa here per te injektuar para ne treg, pasi sistemi bankar ka rezultuar me mungese likuiditetit, sidomos gjate muajit shtator.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code