E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshket toka, demtohen shtepite

Kater familje jane rrezikuar nga carja e mureve te shtepive te banimit ne fshatin Delbnisht te rrethit Kurbin. Shtepite u demtuan nga rreshqitja e tokes, pas rreshjeve te rena gjate dy diteve te fundit.

Ndersa dy prej familjeve kane mundur te largohen per te banuar tek te afermit e tyre, dy te tjera kane mbetur me shpresen e strehimit nga komuna e Milotit.

Sipas banoreve, shkak per rreshqitjet e dheut eshte edhe perroi qe kalon mes fshatit. “Rreshqitja e dheut eshte shoqeruar me probleme serioze.

Disa shtepi ne te cilat banojne kater familje jane demtuar dhe shkak kryesor i shembjes jane prurjet e medha te perroit”, eshte shprehur kryetari i komunes se Delbnishtit, Zef Lleshi.

Po sipas banoreve te ketij fshati jane edhe rreth 20 familje qe rrezikohen.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›