E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta ruse në Ukrainë, Antony Blinken: Bota po rrezikohet nga mungesa e ushqimeve

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J.Blinken me anë të një mesazhi në rrjetin social Twitter shkruan se lufta e Rusisë në Ukrainë po pengon eksportimin e mallrave nga kjo e fundit.

Blinken thotë se Ukraina është një hallkë kyçe në zinxhirin global të furnizimit me ushqime dhe sipas tij agresioni rus po kërcënon miliona njerëz në mbarë botën me kequshqyerje. Blinken ka bërë thirrje që bllokada ruse në Ukrainë të marrë fund.

“Ukraina është një burim kritik i produkteve bujqësore dhe një hallkë kyçe në zinxhirin global të furnizimit me ushqime. Bllokada e Rusisë po i pengon këto mallra të largohen dhe po kërcënon miliona njerëz në mbarë botën me kequshqyerje dhe zi buke. Bllokada duhet të marrë fund”, shkruan Blinken.

Ukraine is a critical source of agricultural products and a key link in the global food supply chain. Russia’s blockade is preventing these goods from leaving and threatening millions of people around the world with malnutrition and famine. The blockade must end. pic.twitter.com/CGxSL8Cwbr

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 11, 2022

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›