E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërimi rrugaç i Ramës për Berishën: Hiq duart nga arka se do të të kafshoj


Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama përmes një deklarate për mediat i është drejtuar me një urdhër të prerë kreut të qeverisë që të heqë dorë nga nisma e tij për të kontrolluar financat e pushtetit vendor. Rama tashmë problemin e humbjes së tij ka kthyer më shumë se sa personal, deri në atë p0ikë sa të ofendojë rrugqe kreun e qeverisë duke u shprehur se “Nje kryeminister i paaftë, delirant dhe i pandreqshëm s’mund të zhbëjë autonominë vendore. Përfitoj nga rasti që t’i bëj një parlajmërim kryeministrit, pasi sulmin e pandalshëm ndaj financave ta ndalë pasi do të ndeshë në një rezistencë e refuzim që unë nuk do ta dëshiroja, si një pjesë tjetër e jetës shoqërore në Shqipëri që është në krizë të gjithanshme”, theksoi kryebashkiaku. Gjithashtu, Rama tha se arka e shtetit po boshatiset nga politikat e ndërmarra nga qeveria.“Është e patolerushme që një njeri i papëgjegjshëm i paaftë dhe delirant i pandreqshëm të zhbëjë atë që është ndërtuar në gjithë këto vite, dhe të zbrazë arkat e pushteteve vendore dhe pushteve te vendit që të mbushë atë që nuk mund të mbushë më, buxhetin e shtetit që u zbraz si rezultat i të gjitha abuzimeve dhe shpërdorimeve të gjithanshme dhe politikave të tij shkatërruese, të cilave shqiptarët, po ua dëgjojnë dhe dua tua dëgjojnë përditë e më shumë krismën”, u shpreh Rama.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›