E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon në gjykatë çeshtja ndaj grupit të organizuar për vjedhjen në magazinat e një firme private

Gjykata e rrethit të Tiranës do të nisë së shpejti procesin gjyqësor ndaj një grupi që akuzohet për vjedhjen e magazinave të një firme që tregtonte artikuj industrial, vitin e kaluar në Tiranë. Bëhet fjalë për çështjen penale që prokuroria e Tiranës regjistroi ditët e fundit në këtë Gjykatë në ngarkim të  shtetasve A. Gozhina, B.Sallaku, E. Dehari, G. Hoxha, I. Hoxha dhe L.Muka, të akuzuar për veprat penale të "vjedhjes në bashkëpunim" dhe "përvetësimit  të parave ose mallrave të vjedhura". Këta persona dyshohen se janë autorë të vjedhjes së  magazinave të një subjekti që tregton materiale ndërtimi më nëntor të vitit 2008 në Tiranë.  Të pandehurit u arrestuan në një operacion të ndërmarrë nga Policia e  Tiranës, pas denoncimit të  ngjarjes. Atyre iu sekuestruan materiale të shumta industriale të vjedhura si kuti me stuko, tuba silikoni etj, me një vlerë që, sipas të subjektit të dëmtuar, llogaritej në rreth 70 mijë euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›