E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërohen dimra të ftohtë

Kohëve të fundit, shkencëtarët britanikë kanë vërejtur rënie të temperaturave atmosferike që ka “bllokuar” ngrohjen globale dhe kjo ka qenë edhe si rezultat i dimrit të madh që ndodhi në Evropë.

Shkencëtarët thonë se ky fenomen ka ndikuar vetëm në rajone të caktuara, çka do të thotë se nuk ka një trend të përmirësimit të ngrohjes globale në tërë botën.

Zbulimet janë paraqitur në revistën “Environmental Research Letters”.
“Sipas ecurive të fundit, ne mund të themi se kemi përjetuar një dimër të ftohtë dhe do dëshiroja që ta shikoja këtë edhe një herë për t’u besuar statistikave të studimeve”, tha lideri i këtij projekti, Mike Lockwood, profesor i hapësirës së ambientit dhe fizikës në Universitetin “Reading” të Britanisë.

Për ta demonstruar se a ka ndonjë lidhje me këtë, profesori Lockwood dhe bashkautorët e tij kanë krahasuar nivelin e aktivitetit diellor me rekordin e Qendrës së Temperaturave në Angli, i cili është instrumenti që bën matjen e temperaturave në periudha të gjata.

Hulumtuesit kanë përdorur të dhënat për ndryshimet klimatike në 351 vitet e fundit duke u kthyer te periudha Maunder Minimum që njihet si periudha kur dielli kishte pasur aktivitet të ulët solar, e që kishte zgjatur për gjysmë shekulli.

Maunder Minimum kishte ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit XVII – një periudhë kjo kur kishte dimra të ashpër, të cilën dikush e kishte quajtur “Etapa e shkurtë e akullit”. Pas kësaj ka pasur një rritje graduale në aktivitetit diellor që ka zgjatur rreth 300 vjet.

Profesori Lockwood shpjegon se studimet për aktivitetin e Diellit, të cilat bazohen në të dhënat për 9000 vjet, tregojnë se ka një “ngritje të ulët të temperaturave brenda një periudhe 300-vjeçare, por një rënie drastike të temperaturave në periudhën 100-vjeçare.

Ai thotë se rënia ka filluar në vitin 1985 dhe tani për tani është në “gjysmën e rrugës, ashtu sikurse ishte në Maunder Minimum”.

Kjo i ka lejuar skuadrës që të bëjë krahasimin se çfarë ka ndodhur në fund të viteve 1600. “Ne kemi zbuluar që ne duhet të përballemi me Maunder Minimum, së paku edhe për disa vite”, tha ai për BBC News.

Acar i madh

Profesor Lockwood tha se ka një numër të madh shembujsh që mund të shpjegojnë një ndërlidhje të këtillë, por skuadra e hulumtimit ka favorizuar idenë se kemi të bëjmë me “fenomen meteorologjik” që njihet si “bllokadë”.
Kjo do të ndikojë në mënyrë dinamike në rrymat e lumenjve, të cilët do të kenë një rritje të valëve të tyre prej 7 deri në 12 km mbi sipërfaqen e Tokës dhe do të ndikojë shumë në ndryshimet e kohës. Do të këtë një ngritje të rrymës së ajrit në gjithsecilën hemisferë të Tokës.

“Së pari, kryesisht do të preket Evropa, sepse shtrihet poshtë hemisferës veriore, ku ka rrymime të ajrit”, shpjegon ai.

“Bllokimi” paraqitet kur format e rrymave të ajrit kanë formën “s” dhe shihet në verilindje të Atlantikut, ku do të shkaktojnë përzierje të erërave.
“Nëse nuk do të këtë bllokim, pastaj rrymat e lumenjve do të sjellin kohën e butë, erëra me lagështi perëndimore duke na dhënë motin që e ka zakonisht Evropa”.

Por, shton ai, nëse rrymat e ajrit “bllokohen” dhe shkojnë në drejtim të Veriut, vjen i ftohti me erëra të thata që vijnë nga Lindja e Evropës, e që rezulton me rënie drastike të temperaturave. “Ky... ‘bllokim’ duket se do të jetë njëra prej atyre teorive që kanë të bëjnë me aktivitetin diellor”, thotë ai.
Studimet e fundit tregojnë se aktiviteti diellor është ulur, “bllokimi” tashmë ka lëvizur në drejtim të lindjes nga verilindja e Amerikës Veriore drejt Evropës dhe është bërë më i qëndrueshëm.

Zgjatja e “bllokimit” gjatë dimrave të kohëve të fundit është përgjegjës për shkaktimin e acarëve që kanë pushtuar Evropën, sidomos vitin e fundit.
Vrojtimet e shkuara që janë marrë nga periudha Maunder Minimum u referohen erërave që vijnë nga Lindja, që shkaktojnë dimra të ftohtë, e të cilat vrojtime janë mbështetur edhe nga hipoteza e shkencëtareve.

Mënyra se si ndikon aktiviteti diellor në veprimin e bllokadës lidhen me rrezatimin e rrezeve ultraviolet që vijnë nga dielli.

Rrezet UV të stratosferës (që janë rreth 20-50 km mbi sipërfaqen e tokës) ndodhin mbi stratosferën e ekuatorit. Kjo rezulton në ndryshimin e shpejtë të temperaturave, të cilat dërgojnë deri te një nivel më i lartë i erërave.

“Ndryshimet e aktivitetit diellor kanë ndryshuar në mënyrë të pabesueshme erërat e stratosferës”, thotë profesori Lockwood.

Studimet tregojnë se gjendja e stratosferës ka një dallim të konsiderueshëm me atë çfarë ndodh në troposferë, në të cilën ndodhin edhe rrymat e ajrit, shpjegon profesori Lockwood.

“Ky është një model krejtësisht i thjeshtë që ka ndikuar edhe në stratosferën ekuatoriale ku ka pasur më shumë UV që kanë shkaktuar rryma të mëdha të ajrit, por rritje shumë të vogël të temperaturave.

“Kjo, natyrisht, ka mundësi për të ndryshuar lëvizjen e rrymave të ajrit – dhe kjo është ajo gjëja që ne jemi duke menduar sot për sot”.

Qendra e bllokimit

Profesori Lockwood citon se “bllokimi” vetëm mund të ndikojë në ndonjë rajon gjeografik dhe nuk do të këtë impakt në ndryshimin e tërë sistemit klimatik të globit.

Për ta ilustruar këtë, thotë ai, kemi edhe të dhënat e CET-së, të cilat thonë që ky dimër ishte dimri i 14 më i ftohtë në Britani.

Ai thotë se njëri prej kolegëve të tij nga Universiteti Reading paraqet Evropën si “qendër të bllokadës”.

“Arsyet janë të mëdha, sepse rrymat e ajrit vijnë te ne nga oqeani Atlantik dhe ngadalë e godasin tokën e Evropës. Nuk do të ketë kushte apo rrethana diku tjetër në botë që u jep një bllokim kaq të madh”.

Përderisa rënia e aktivitetit të tanishëm diellor pritet që të vazhdojë edhe në dekadat në vijim, duke shkaktuar seri të shpeshta të “bllokadave” që nuk do të rezultojnë me temperatura nën zero gradë për çdo dimër.

“Nëse ne shikojmë në periudhën e fundit të aktivitetit diellor të shekullit XVII, ne zbulojmë se ka pasur një rekord temperaturash të ulëta në vitin 1684, por në vitin tjetër – kur aktiviteti diellor ka qenë i ulët, është regjistruar dimri më i nxehtë në 350 vitet e fundit”.

Një numër tjetër i faktorëve meteorologjikë po ashtu kanë influencuar në sistemin e motit në gjithë e Evropën, kështu një numër i parametrave të dhënë përshtaten me “bllokimin”, shpjegon ai.

Duke iu referuar zbulimeve dr. Peter Stott, drejtor i monitorimit të klimës në Zyrën Meteorologjike në Britani thotë se “ky studim tregon evidenca shtesë se çfarë ka ndodhur në stratosferë, e që janë shumë të rëndësishme për klimën në sipërfaqe të Tokës. “Zbulimet janë kujtim i një efekti të mundshëm, por duhet më shumë hulumtime për të cilat ka nevojë për të përcaktuar se si ka ardhur te një efekt që do mund të përcaktonte mundësinë për ndonjë dimër të ftohtë në Britani”.

“Në zyrën e MET-së ne jemi duke punuar në një hulumtim që ka të bëjë me një paraqitje më të mirë të aktiviteteve në stratosferë, e që po ndikon në modelet e parashikimit të motit nëpër stinë”.

Profesori Lockwood thotë se tani planifikon që të testojë parashikimet e aktivitetit të ulët diellor në ndryshimet e klimës gjatë muajve të verës në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›