E Diel, 1 Nëntor 2026

Po e çojnë Lulin në Prokurori apo në Parukeri?

E për çfarë lufte kundër korrupsionit bëhet fjalë në Shqipëri? Këto që bëhen janë pallavra. Luftë kundër korrupsionit është totalisht tjetër gjë. Në vend që të ishin sekuestruar menjëherë pasuritë e personave që kanë pasur ose kanë lidhje me shkeljet ligjore e të ishin bllokuar llogarite bankare, të tyre e personave të dyshuar që kanë perfituar nga ky bashkepunim (siç janë edhe ato të familjes Berisha e të femijeve të tij) kerkohet të behet kompromis në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të ligjeruar vjedhjen kolektive të tyre. Maxhoranca parlamentare ka marre të gjitha masat që hajduteve të saj të mos u hyjë gjemb në kembe dhe për kete, mbreme, pas mesit të nates ia mori kenges me çifteli: "Me gezim po të çojme në Prokurori..", njësoj si me thënë "Me gëzim po të çojmë në Parukeri!". Kjo është prukuroria që kerkojne të pergatisin për ministrin Basha pushtetaret, një farse për të cilen bashkepunetoret e tij kanë harxhuar dy vjet qeverisje për të zgjedhur kozmetikat e pelqyeshme. Duke kaluar neper to korrupsioni blu do të dale qelibar, pa asnje njolle dhe asnje fakt për t'u denuar; ai që do të dale si rruar qethur, do të jete populli. Kete standard do të ligjerojë Saliu, Jozefina e të gjithe të tjerët që tani kanë nisur të kuptojnë se sa mirë është kur ke mundësi t'i ngjyesh gishtat në "mjaltë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›