E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizohet transporti, furgonët në protestë

Vlorë- Rreth 30 shoferë furgonësh kanë lënë sot punën dhe janë mbledhur në qendër të qytetit të Vlorës. Ata protestojnë kundër konkurrencës së paligjshme dhe disa ndryshimeve të bëra nga bashkia për vendqendrimin e tyre.

“Ne ankohemi prej vitesh për furgonët me targa të bardha që nuk paguajnë asnjë taksë në shtet dhe punojnë çdo dite përkrah nesh”, thonë shoferët e furgonëve të licensuar. Ndërsa shtojnë se nuk kanë as mbështetjen e forcave të policisë.

Kemi kërkuar të flasim me shefin e Qarkullimit Rrugor por ai nuk ka pritur, thonë shoferët protestuas.

Gjithashtu ata janë njohur pak kohë më parë edhe me vendimin e Bashkise Vlore për vendqendrimet. Më parë automjetet 8+1 kishin si stacion qendrën e qytetit, tek xhamia, ndërsa tani i kanë dërguar tek rruga e re. Ndërkohë sipas tyre, furgonët e paligjshëm, qendrojnë ende në qendër, duke marrë pasagjerët e tyre.

Është e disata herë që shoferët e taksive me targa të verdha qoftë 4+1 qoftë 8+1 protestojnë kundër konkurrencës së paligjshme që dëmton punën e tyre. Por zëri i tyre në mënyrë po kaq sistematike ka rënë në vesh të shyrdhët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›