Paralizohet transporti publik në Bruksel

Trasporti publik në Bruksel nuk funksionin si pasojë e një greve të sindikatave të cilat kërkojnë masa sigurie dhe mbrojtje në punë. Kështu tramvajet, metroja dhe autobuzët nuk punojnë në Bruksel duke është paralizuar i gjithë transporti publik.
Kjo masë është ndërmarrë pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një punonjësi të transportit publik në Bruksel. Kjo gjendje do të vazhdojë gjatë gjithë festës së Pashkëve, deri të martën pasdite. Punonjës dhe sindikalistë të Ndërmarrjes së Transportit STIB e morën vendimin për të ndaluar qarkullimin e autobuzëve, tramvajeve dhe trenave pas kësaj ngjarjeje tragjike deri sa të takohen me ministren e Brendshme, Joelle Milquet.
"Ne presim masa të qarta dhe të fuqishme, dhe jo hapa të vegjël. Problemi i sigurisë në transportin publik nuk është i ri ", thotë një përfaqësues i sindikatës CSC-Transcom, Robert Timmermans.