Nënshkruhet marrëveshja Afganistan-SHBA për operacione speciale

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën forcat afgane marrin përgjegjësinë për ndërhyrjet e natës.
Ky memorandum u nënshkrua sot para gazetarëve nga ministri i mbrojtjes i Afganistanit, Abdul Rahim Vardak, dhe komandanti i forcave amerikane në këtë vend, Xhon Allen.
Sipas marrëveshjes, forcat e Shteteve të Bashkuara do të luajnë rol mbështetës në ndërhyrje.
Vardak tha se ky dokument është një hap i rëndësishëm drejt sovranitetit kombëtar afgan.
Ndërhyrjet e natës shpeshherë ishin pikë e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kabulit e Uashingtonit.
Shumë afganë ankohen se bastisjet e udhëhequra nga focat e jashtme dhunojnë karakterin privat të familjes dhe nuk paraqesin respekt për femra.
Këto ndërhyrje kanë bërë që njerëzit të ndjehen të fyer.